Sekretaria telefonike
Sekretaria telefonike
Për të hyrë në menunë e Sekretarisë Telefonike shtypni 135 nga çdo celular Vodafone ose 069100135 nga një linjë telefonike fikse.
Çdo përdorues ka një kod të caktuar (4444) që në momentin e aktivizimit të numrit celular. Për sigurinë e mesazheve tuaja do të ishte më mirë të ndiqnit instruksionet e menusë dhe të ndërronit kodin e hyrjes. Struktura të tjera ndihmëse dhe lehtësisht të përdorshme do t'ju mundësojne të:
Ky sistem do të informojë abonentin mbi numrin e mesazheve të padëgjuara. Të gjitha mesazhet e reja do ti dëgjoni automatikisht njëra pas tjetrës të paraprira nga një informacion i shkurtër mbi numrin e telefonuesit, datën dhe orën e lënies së mesazhit. Telefononi në numrin 135 nga celulari juaj Vodafone (ose 069 100 111 nga çdo linjë fikse) dhe ju keni hyrë në menunë e Sekretarisë Telefonike dhe mund të ndiqni instruksionet e dhëna, pasi të keni dëgjuar mesazhin.
Për të ridëgjuar mesazhin shtypni 1 (mesazhet e reja ruhen deri në 5 ditë)
Për të ruajtur një mesazh shtypni 3 (mesazhi i arkivuar mund të ruhet deri në 3 ditë). Nëse një mesazh është dëgjuar por nuk është arkivuar ai do të ruhet vetëm për 1 ditë.
Për të fshirë gjithë mesazhet shtypni 2.
Përdorni funksionet kryesore (shtypni butonin "7")
Për të zgjedhur gjuhën shtypni butonin "1" dhe pas mesazhit udhëzues shtypni "1" për gjuhën shqipe ose "2" për atë angleze.
Për të regjistruar një mesazh përshëndetës shtypni butonin "2"
Për të ndërruar fjalëkalimin shtypni butonin "4" Ju duhet të ndërroni fjalëkalimin për të mënjanuar çdo rrezik të aksesit të sekretarisë tuaj telefonike nga persona të paautorizuar.
Për të zgjedhur mesazhin përshëndetës shtypni butonin "1"
Për të zgjedhur parametra të tjerë personalë (si ndërrimi i fjalëkalimit, zgjedhja e gjuhës, kontrolli audio etj), shtypni butonin "2"
Për të zgjedhur konfigurimin e njoftimeve shtypni butonin "3
Nëse dëshironi të dilni nga menuja e Sekretarisë Telefonike, shtypni (*).
Karakteristikat kryesore të shërbimit të Sekretarisë Telefonike
Kohëzgjatja maksimale e mesazhit përshëndetës 45"
Kohëzgjatja maksimale e mesazhit të marrë 2'
Numri maksimal i mesazheve të marra 15
Periudha e ruajtjes së mesazheve të reja 5 ditë
Periudha e rujatjes së mesazheve 3 ditë
Periudha e ruajtjes së mesazheve të dëgjuara 1 ditë
Sekretaria Telefonike e Vodafone mund të identifikojë numrin e cilitdo që ju lë mesazh, nëse ky numër është i disponueshem.
Sekretaria Telefonike aktivizohet menjëherë me lidhjen e numrit Vodafone.
Për të aktivizuar Sekretarinë Telefonike sipas nevojave tuaja ndiqni me vëmendje udhëzimet e mëposhtme:
Kur nuk mund të përgjigjeni shtypni: **61*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon
Kur Celulari juaj është i mbyllur ose kur ju ndodheni jashtë zonës së mbulimit shtypni: **62*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon
Kur linja është e zënë shtypni: **67*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon
Për të transferuar të gjitha telefonatat shtypni: **21*069 135 2xxxxxx# dhe pastaj shtypni butonin me telefon
Në rast se zgjidhni opsionin e fundit, të gjitha thirrjet do të transferohen në Sekretarinë tuaj Telefonike edhe nëse telefoni juaj është i hapur.