Si mund ta aktivizoj shërbimin e faturës elektronike (E-Bill)?
Si mund ta aktivizoj shërbimin e faturës elektronike (E-Bill)?
Për të aktivizuar shërbimin e faturës elektronike ka dy mënyra:
1. Ju mund të nënshkruani një kontratë në një nga dyqanet tona Vodafone duke paraqitur një:
-
Mjet identifikimi ( Pasaportë ose kartë identiteti )
-
Kërkesë zyrtare, autorizimin përkatës si dhe kopje të mjetit të identifikimit të administratorit në rast se personi që paraqitet në dyqan nuk është vetë administratori i firmës.
2. Duke nënshkruar kontratën nëpërmjet agjentit tonë të shitjeve ( përfaqësues i Vodafone i cili manaxhon kontratën tuaj ).
Pas nënshkrimit të kontratës Vodafone ju aktivizon shërbimin e faturës elektronike.
Ju do të informoheni nëpërmjet një e-maili i cili ju njofton se shërbimi është aktivizuar dhe ju fton të përfundoni regjistrimin nëpërmjet link-ut përkatës.