Vodafone Smart Asset Management

Vodafone Smart Asset Management

Vodafone Smart Asset Management është një zgjidhje IoT e sigurtë, efikase, që i duron kohës, dhe ofron mundësinë për të kontrolluar qindra mijera asete në terren nepërmjet platformës IoT. Zgjidhja bazohet në pajisje telemetrike të cilat dërgojnë të dhëna përmes rrjetit celular Vodafone me anë të APN-së private. Në botën e biznesit një aset i lëvizshëm është përgjithësisht çdo objekt me vlere që një kompani zotëron dhe operon në terren.

Smart Asset Management i ofron të gjithë kompanive logjistike mundësinë për të kontrolluar dhe monitoruar nga larg të gjitha asetet që ndodhen në terren. Është dizenjuar dhe idejuar posaçërisht për menaxhimin e stokut të magazinave dhe shpërndarjen e mallrave, duke ndihmuar kompanitë transportuese në respektimin e SLA-ve të kontraktuara. Operon përmes një pajisje të fshehur wireless, rezistente ndaj kushteve atmosferike dhe konektivitetit APN private.

Të lutem prit