My Vodafone

1. Këto Kushte dhe Afate përbëjnë të gjithë Marrëveshjen ndërmjet Jush, Klienti i Vodafone dhe Vodafone Albania Sh.A (Vodafone Albania ose Ne, VFAL përkatesisht) ne lidhje me perdorimin e dyqanit tonë online per shërbimin e ofruar (me poshte referuar si “Rimbushje Elektronike”). Vodafone Albania Sh.A është një shoqëri aksionere e thelemuar me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 25766, datë 10 Maj 2001, me seli në: Autostrada Tiranë- Durrës, Rr. “Pavaresia”, Nr. 61, Kashar, Tiranë, Shqipëri, me Nipt: K11715005L.

2. Këto Kushte dhe Afate zbatohen për Rimbushjet elektronike të kryera nëpërmjet web në faqen www.vodafone.al apo aplikacionit My Vodafone. Vodafone Albania rezervon të drejtën për ndryshimin e këtyre Kushteve dhe Afateve në çdo moment. Ndryshimet përkatëse do të jenë të vlefshme nga momenti i publikimit të tyre dhe do të aplikohen ekskluzivisht vetëm për rimbushjet e kryera pas këtyre ndryshimeve. Klienti merr përsipër të lexojë hollësisht dhe me kujdes kushtet dhe afatet, si me poshtë, dhe t’i printojë dhe/ose ruajë nëpërmjet një mjeti tjetër të qëndrueshëm sipas zgjedhjes së tij/saj.

3. Nëpërmjet funksionalitetit të Rimbushjes Elektronike ju mund të rimbushni numrin tuaj me parapagesë apo të dikujt tjetër me vlerën e dëshiruar.

4. Pasi të plotësoni fushat e kërkuara (numri që dëshironi të rimbushni dhe vlerën e rimbushjes) ju do të drejtoheni në faqen e pagesës e-Commerce ku ju duhet të vendosni të dhënat e kërkuara nga kjo faqe, në mënyrë që të proçesohet pagesa. Kjo faqe nuk është në pronesi të Vodafone Albania dhe Vodafone nuk do të grumbullojë te dhëna financiare personale që klientët kanë dhënë gjatë këtij procesi

5. Kur paraqesni hollësitë për kryerjen e rimbushjes elektronike, karta e kreditit kontrollohet nga platforma e pagesës e-Commerce Connect në bashkëpunim me Banken Raiffeisen e cila është partnere e Vodafone për Rimbushjen Elektronike. Siguria e transaksionit financiar garantohet nga një sistem enkriptimi i të dhënave (SSL) dhe nga ndërlidhje të tjera direkte, të mbrojtura dhe nga çertifikatat përkatëse.

6. Ju do të njoftoheni nëse rimbushja elektronike është kryer apo jo me sukses. Me dhënien e konfirmimit online nga ana jonë për rimbushjen elektronike, ajo nuk mund të anulohet më në këtë fazë.

7. Ju mund të kryeni rimbushje elektronike direkt nëpërmjet faqes zyrtare të Vodafone Albania në statusin e vizitorit ose pasi të kenë hyrë në aplikacionin My Vodafone. Të gjithë klientët me statusin Vizitor nuk do të kenë mundësi të krijojnë një historik të profilit të tyre dhe të rimbushjeve të kryera, ndërsa Vodafone do të ruajë hollësitë e porosive të klientëve Vizitorë të regjistruar në faqen zyrtare të Vodafone Albania.

8. Vlera e rimbushjes elektronike e vendosur nga ju në fushën përkatëse, përkon me çmimin e rimbushjes elektronike (TVSH e përfshirë dhe e zbatueshme). Per cdo rimbushje elektronike me vlerë mbi 1,000 Lekë (me TVSH) Vodafone ju jep 3GB internet bonus te vlefshëm për 28 ditë. Ky bonus përfitohet vetëm 1 herë në muaj. Vodafone rezervon te drejtet e ndryshimit te bonuseve dhe detajeve te tyre ne cdo moment pa patur detyrimin e njoftimit paraprak.
Ky shërbim ju ofrohet vetëm me kushtet si më poshtë:

a. Duhet të jeni mbi 18 vjec;
b. Duhet të keni një kartë te vlefshme krediti ose debiti në emrin tuaj;Ju lutemi të vini re se Ne do t’ju ofrojmë akses pa pagesë në elementet e Shërbimit por ju mund të keni shpenzime dhe kosto të tjera për navigimin në Internet sipas planit tuaj tarifor nëse vizitoni faqen web përmes telefonit tuaj celular dhe nëpërmjet përdorimit të aplikacionit My Vodafone, Shërbimi Rimbushje Elektronike është në pronësi të Vodafone; Ju pranoni se titulli dhe të drejtat e plota të pronësisë për Shërbimin do të mbeten nën pronësinë ekskluzive të Vodafone Albania Sh.A. dhe Ju nuk mund ta riprodhoni, kopjoni, dublikoni, shisni, ri-shisni, jepni me qira apo ta tregtoni Shërbimin (apo një pjesë të tij) për asnjë qëllim. Me pranimin e këtyre kushteve dhe afateve Ju nuk përfitoni të Drejta të Pronësisë Intelektuale apo të drejta të tjera të lidhura me to, duke përfshirë patenta, dizenjo, marka tregtare dhe të drejta të autorit në lidhje me përmbajtjen e Vodafone e-Shop. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale të Vodafone e-Shop mbrohen nga legjislacioni në fuqi në fushën e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale si dhe nga marreveshjet përkatëse ndërkombëtare.