• 1 - Kujtohu të blesh një paketë interneti. Është gjithmonë ide e mirë!

    Me paketat shtesë të internetit mund të shpenzosh më shumë kohë duke parë video, të dëgjosh muzikë ose ndash momentet e bukura me miqtë në rrjetet sociale.

     

    Aktivizo paketat shtesë të internetit 2GB dhe 4GB sa herë që dëshiron.

    Zbulo më shumë
  • 2 - Zbulo aplikacionet që konsumojnë më tepër internet

    Për të kontrolluar cila prej aplikacioneve po të konsumon më tepër internet:

    Shko tek Settings > General > Mobile Data

    Gjithashtu, në momentin që shkarkon një aplikacion, përzgjidh të mos ketë push notifications apo akses tek location data . Në këtë mënyrë, sasia e internetit që do të përdorë aplikacioni do të jetë më e vogël.

  • 3 - Shikon shumë video? Përdor YouTube me zgjuarësi!
    Kur shikon një video në YouTube, ajo do të hapet me cilësinë më të lartë (HD), e cila mund të përdorë më shumë se 400MB/ orë.
     
    Aplikacioni YouTube ka një opsion i cili të lejon të shikosh video me standarde të cilësisë (SD) kur je duke përdorur paketën e internetit dhe me cilësinë HD kur je lidhur me Wi-Fi:
     
    Në aplikacionin YouTube, shko tek Menu (tri pika)> Settings> General> dhe sigurohu që “Limit mobile data usage” të jetë ON.
  • 4 - Auto-updates të apps? Zgjidh vetë kur duhet të ketë!
    Nëse ke aplikacione të hapura në sfond të cilat përditësohen vazhdimisht, paketa e internetit mund të përfundojë shumë shpejt. Aktivizo opsionin e përditësimit të aplikacioneve vetëm kur je i lidhur me Wi-Fi. Kjo mund të kursejë internet si edhe të rrisë kohëzgjatjen e baterisë.
     
    Shko tek Settings të telefonit > iTunes & App Store > Sigurohu që opsioni "Use Cellular Data" të jetë OFF.
  • 5 - Wi-Fi Assist
    Në rast se ke instaluar sistemin operativ të iPhone, iOS 9, duhet të dish se ky version shkarkon dhe aktivizon automatikisht një opsion të quajtur Wi-Fi Assist i cili konsumon njësi interneti nga paketa e internetit edhe kur je i lidhur me Wi-Fi.

    Për të çaktivizuar Wi-Fi Assist:

    Settings > Mobile Data > Wi-Fi Assist OFF
  • 6 - Aplikacioni My Vodafone? Miku yt më i mirë!
    Një prej gjërave me të vlefshme që mund të bësh është të kontrollosh gjithmonë llogarinë.
    Për të mbajtur situatën nën kontroll :
     
    Shkarkoni aplikacionin My Vodafone > Llogaria ime > Internet

    Vodafone njofton gjithashtu kur ke arritur 80% dhe 100% të sasisë së internetit të përfshirë në planin/paketën tënde. Tregohu i kujdesshëm ndaj njoftimeve që sjellim.

A ju ndihmoi ky informacion?

Po
Jo