Vodafone Albania ofron mundësi unike karriere për të sapodiplomuarit

Vodafone Albania zhvilloi ditën e premte fazën finale të përzgjedhjes së fituesve të programit “Discover Vodafone”. Prej disa vitesh, Vodafone Albania sjell mundësi reale për të sapodiplomuarit e talentuar duke mundësuar zhvillimin e skemës globale të zbulimit të talentëve “ Discover Vodafone” (Zbulo Vodafone) në Shqipëri. Kjo skemë e veçantë, e zbatuar njëlloj në të gjitha kompanitë e Grupit Vodafone, integron teknikat më të përparuara të identifikimit të talenteve të reja dhe ju hap dyert e një karrierre të shkëlqyer në Vodafone.

Edhe këtë vit, interesimi i të rinjve shqiptarë ishte shumë i lartë. Rreth 1000 të rinj aplikuan për të qënë pjesë e kësaj skeme dhe pas disa testimesh të standardizuara,  në fazën finale fituan të drejtën të merrnin pjesë 24 kandidatë të talentuar, të cilët kaluan në proçes testimi tepër dinamik ku gjithsecili pati mundësinë të shfaqë aftesitë dhe kapacitetin nëpërmejt ushtrimeve individuale dhe në grup.

Ndryshe nga vitet e tjera, Vodafone Albania do të përzgjedhë nga faza finale më shumë se 10 fitues, të cilët do të lidhin një kontratë pune me Vodafone Albania për të punuar për 2 vjet në 2-3 sektorë të ndryshëm të kompanisë, për të fituar njohuri të gjera në lidhje më biznesin e telekomunikacineve dhe kulturën e punës në një kompani lider global si Vodafone.

Kandidatët fitues do të kenë mundësinë e një karrierë të suksesshme në kompaninë Vodafone në Shqipëri dhe nëse vijojnë të shfaqin një performancë të shkëlqyer, ata do të kenë të hapuara dyert për t’u bërë drejtues të Vodafone në nivel global përmes skemës Columbus për zhvillimin e Liderëve të rinj që mundëson rritjen në karrierë në rang global në Vodafone Group.

Programi “ Discover Vodafone” është një prej shumë projekteve që Vodafone organizon çdo vit me qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e të rinjve për të nisur suksesshëm hapat e para të karrierës së tyre profesionale.