Zhvillimi dhe nxitja e talenteve është prioriteti ynë. "Discover Vodafone" është një skemë globale e shtrirë në 21 vende, e cila krijon mundësinë që të sapodiplomuarit më të mirë në të gjithë botën të bashkohen me Vodafone.
Përgjatë 12 muajve ju do të mund të fitoni përvojë në tre sektorë të ndryshëm të Vodafone Albania, gjë që do t’iu japë mundësinë të perfshiheni dhe të afirmoheni në fushën që do të përzgjidhni.
Ne i nxisim njerëzit tanë të zhvillojnë ide të reja dhe kjo shpërblehet. Ju do të keni shumë mundësi për të diskutuar mbi zgjidhjet që do të përmirësojnë jetën e njerëzve; që nga teknologjia më e përparuar e deri tek nivelet e shkëlqyera të shërbimit të klientit.
Kjo mundësi është shumë sfiduese dhe duke qenë se çdo vit pozicionet janë të kufizuara, gara është e ashpër. Kjo do të thotë që ne investojmë fuqishëm për të diplomuarit që pranojmë. Përveç një page konkurruese dhe benefiteve të shkëlqyera, ju do të keni gjithë përkrahjen dhe nxitjen e nevojshme që do t’ju duhet për të lënë gjurmët e tuaja.
Gjithashtu, gjatë 12 muajve ju do të keni mundësinë të diskutoni mbi të ardhmen tuaj dhe për mënyrën se si do të donit që karriera juaj të zhvillohej me ne.
Pra, çfarë prisni? Klikoni këtu dhe aplikoni tani!
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-ne e tyre tek: humanresources.al@vodafone.com
Vetëm kandidtët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Për më shumë informacion mbi këtë program, ju lutemi vizitoni www.vodafone.com/discover