Lajm i mrekullueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë lirinë e përdorimit të shërbimeve BlackBerry më planet tarifore me parapagesë.

Duke filluar nga data 10 shtator 2010, Vodafone do të zgjerojë ofrimin e shërbimeve BlackBerry tek të gjithë abonentët e vet me parapagesë, Gjithkush që ka një aparat BlackBerry smartphone apo blen një të tillë në dyqanet Vodafone, tashmë do të ketë mundësinë të përdorë shëbimet BlackBerry ® , të njohura dhe vlerësuara në të gjithë botën, me vetëm 800 lekë në muaj (përfshirë TVSH).

Regjistrimi dhe aktivizimi i shërbimit BlackBerry ®  me parapagesë është shumë i thjeshtë dhe mund të kryhet duke dërguar një mesazh me tekst  “blackberry” në numrin 136 .

Shërbimet BlackBerry ® u prezantuan për herë të parë dhe ekskluzive në Shqipëri nga Vodafone në maj 2009. Vodafone ofron në rrjetin e dyqaneve të tij një koleksion të gjerë aparatesh BlackBerry ®  për t’iu përshtatur buxhetit dhe shijeve të çdo abonenti.

Për më tepër informacion ju lutem vizitoni www.vodafone.al, ose dyqanet Vodafone, ose telefononi në 140.

Vodafone

Power to you