Vodafone ka publikuar një raport ku ka analizuar impaktin ekonomik që kompania Vodafone ka në 12 vendet e BE-së  në të cilat ajo operon. Sipas analizës së kryer në bashkëpunim me KPMG, “Vodafone dhe Evropa: Investimi për të ardhmen” për periudhën 2013-2014, Vodafone  ka kontribuar në rritjen ekonomike të BE me 23.7 billion Euro

Për më tepër, Vodafone:

•kontribuoi në punësimin e 170.000 njerëzve si fuqi punëtore të drejtpërdrejtë si dhe nëpërmjet kompanive Europiane të kontraktuara
•investoi 21.5 billion € për të zgjeruar rrjetet dhe shërbimet e saj evropiane gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë nje investim kapital prej 5.12 billion € në 2013/14;
•investoi rreth 20 billion € në përvetësimin e bizneseve të telefonisë fikse në Gjermani, Greqi, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar vetëm gjatë tre viteve të fundit;
•I pagoi 2.4 billion € qeverive të BE-së nëpërmjet taksimit të drejtpërdrejtë, shpenzimeve  për spektrin dhe tarifat e tjera, si dhe rriti të ardhurat nga taksimi jo i drejtpërdrejte për 2013/14 në  4,4 billion €; dhe
•Që prej vitit 2000, i ka paguar qeverive  të BE një total prej 20,8 billion € për aksesin e spektrit të nevojshëm per shtrirjen e teknologjise 3G dhe 4G në të gjithë Europën


Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Group Vittorio Colao tha: " Komisioni i ri Evropian ka vleresuar si prioritet nevojën për të rihartuar strategjinë dixhitale të Europës. Vodafone ndan të njëjtin vizionin me Komisionin Europian përsa i përket një tregu të vetëm dixhital dhe për këtë arsye ka investuar më shumë se 40 billion € për infrastrukturën dixhitale të Evropës gjatë pesë viteve të fundit. Unë shpresoj që kjo analizë e re mbi ndikimin direkt dhe indirekt të Vodafone në ekonominë e Bashkimit Europian, me një vlere prej 23,7 billion €  kontribut në rritjen ekonomike të BE-së vetëm gjate vitit të kaluar, do të ndihmojë për të informuar publikun mbi  çështjet që janë kritike për prosperitetin e të gjithë Europianëve.

Ndërkohë që Komisioni Europian zhvillon planet për një treg të përbashkët dixhital për Europën, ne e nxisim atë për ti dhenë prioritet masave që sigurojnë konkurrencë të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në rregulla biznesi të barabarta për të gjitha kompanitë. Kjo do të jetë e rëndësishme edhe për Komisionin Euoropian për të arritur harmonizimin e rregullave mbi spektrin, mbrojtjen e të dhënave, të drejtën e autorit dhe fusha të tjera, si dhe për të përvetësuar një qasje të bazuar në parime ndaj  internetit të hapur në mbështetje të inovacionit dhe investimeve të së ardhmes

Për të shkarkuar një kopje të raportit, i cili përfshin të dhënat agregate dhe individuale të kontributeve ekonomike të secilës prej 12 kompanive Vodafone në vendet e BE-së, vizitoni: www.vodafone.com/eu/economicimpact

Shënime:

* 12 Tregjet Vodafone e BE-së janë:
Republika Çeke, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Malta, Hollanda,
Portugalia, Rumania, Spanja dhe UK.

* Kontributi në rritjen ekonomike është matur bazë Vlerës se Shtuar Bruto (VSHB). Kjo është njesia matëse e kontributit në ekonomi të një prodhuesi individual, industrie apo një sektori. Kjo njësi matëse përcakton diferencën mes vlerës së mallrave dhe shërbimeve të prodhuara dhe kostove të inputeve të përdorura për të krijuar këto mallra dhe shërbime. Vlera e Shtuar Bruto përdoret për të vlerësuar Prodhimin e Përgjithshëm Bruto (PPB), i cili është treguesi kyç i gjendjes së ekonomisë.

Për informacion të mëtejshëm:
Vodafone Group Marrëdhëniet me Median
www.vodafone.com/media/contact

Rreth Vodafone
Vodafone është një nga kompanitë më të mëdha botërore të telekomunikacionit dhe ofron një sërë shërbimesh duke përfshirë telefoni të lëvizshme, mesazhe, internet dhe telefoni fikse. Vodafone është prezente në 26 vende të botës, është partner me rrjete të tjera te telefonisë celulare në mbi 54 vende dhe me rrjetin e telefonisë fikse në 17 tregje të botës.. Deri më 31 dhjetor 2014, Vodafone numëronte 444 million klientë të tefonisë celulare  dhe 11.8 million klientë të telefonisë fikse. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni www.vodafone.com