Vodafone prezanton politikën e re për lejen e lindjes në 30 vende

Vodafone do të jetë një nga kompanitë e para në botë që do të zbatojë një standard minimal të përfitimeve nga leja a lindjes.

Nga analizat e KPMG, bizneset në mbarë botën që kanë zbatuar politikat e lejes së lindjes kanë shënuar rritje prej 19 miliardë dollarësh

Vodafone njoftoi sot se do të jetë një nga kompanitë e para në botë që do të zbatojë një standard minimal të përfitimeve nga leja a lindjes në nivel global. Deri në fund të vitit 2015, gratë në të gjitha pozicionet në 30 kompani Vodafone në Afrikë, Lindjen e Mesme, rajonin e Azisë dhe Paqësorit, në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara do të përfitojnë një periudhë prej të paktën 16 javësh leje lindjeje të paguar plotësisht, si dhe pagë të plotë për 30 orë pune në javë për periudhen e gjashtë muajve të parë pas kthimit në punë.
Përveç Organizatës së Kombeve të Bashkuara, janë shumë të pakta kompanitë me shtrirje globale – dhe akoma dhe më të pakta korporatat shumëkombëshe- që zbatojnë politika të tilla për lejen e lindjes. Disa nga degët e Vodafone  ofrojnë kushte  shumë të mira për lejen e lindjes që do të vazhdojnë të zbatohen si më pare; politika e re globale për lejen e lindjes do të sjellë një ndryshim thelbësor në jetën e mijëra punonjësve të Vodafone në vende ku legjislacioni vendas ka kërkesa të ulëta apo nuk ka parashikime ligjore për lejen e lindjes.

Vodafone njoftoi sot se rezultatin e analizës së porositur nga KPMG që tregon se bizneset në nivel global mund të kursejnë një vlerë prej 19 miliardë dollarë në vit nga dhënia e lejes së lindjes prej 16 javësh plotësisht të paguara. KPMG vlreson se:

•Rekrutimi dhe trajnimi i punonjësve të rinj për të zëvendësuar gratë që nuk janë më pjesë e fuqisë punëtore pas lindjes së një fëmije u kushton bizneseve globale 47 miliardë dollarë në vit.
•Dhenia e lejes se lindjes prej 16 javësh të paguara plotesisht në vend të zbatimit të periudhës standarde të parashikuar nga ligji do t’iu kushtonte bizneseve 28 miliardë dollarë më shumë në vit;
•Nëse bizneset do të ishin në gjendje të mbanin edhe më shumë punonjëse femra në fuqinë punëtore pas lindjes së një femije, ato do të kursenin deri në 19 miliardë dollarë në vit dhe do të ruanin burimin e njohurive dhe eksperiencës që këto punonjëse mbartin, duke kontribuar me produktivitet dhe efiçensë.

 

KPMG vlerësoi gjithashtu se:

•Zbatimi për nënat i një politike në nivel global të kthimit në punë  te barabarte me nje jave pune me kater dite pune te paguar plotesisht gjate periudhes prej gjashte muajve te pare pas kthimit në punë nga leja e lindjes mund t’u kursejë nënave një shumë kumulative prej 14 miliardë dollarësh në shpenzime të kujdesit për fëmijët; dhe
•katër dite pune në javë do t’u lejonte nënave të kalojnë 608 milione ditë më shumë  me bebet e sapolindura.

Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Group, Vittorio Colao tha:  “Shumë femra të talentuar detyrohen të tërhiqen nga tregu i punës pasi gjenden përpara zgjedhjes së vështirë mes kujdesit për foshnjen e sapolindur apo ruajtjen e karrierës së tyre. Politika jonë e re e detyrueshme për lejen minimale te lindjes do të vije në mbështetje të mbi 1,000 grave punonjëse të  Vodafone çdo vit në vendet ku leja e lindjes ka parashikime minimale ose nuk ka fare të tilla.

“Femrat përbëjne 35% të punonjësve në mbarë botën por vetëm 21% në ekipet tona drejtuese të niveleve të larta në nivel ndërkombëtar. Ne besojmë se politika jonë e re për lejen e lindjes do të luaje një rol të rëndësishëm për zvogëlimin e kësaj diference. Mbështetja e dhene nënave në të gjitha nivelet e kompanive tona do të rezultoje në vendimmarrje më cilësore dhe do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë nevojat e klientëve tanë”.

Shënim:
*‘Maternomics’, nje video e shkurtër ku tregohen përfitimet e kompanive nga zbatimi i paketave të lejes së lindjes.   

*Kostot e vlerësuara dhe kursimet bazohen në të dhënat e marra për femrat me të paktën një nivel mesatar arsimimi, të punësuara në sektorë jo-bujqësorë, të cilat kanë përfituar leje lindjeje prej 16 javësh në vend të lejes së lindjes sipas parashikimeve të ligjit. Kjo analizë bazohet në tregun e lire  të punës dhe statistika të familjeve nga burime të ndryshme, duke përfshirë  Organizaten Botërore të Punës, Euromonitor dhe bazat e të dhënave të OECD, dhe në të dhenat e brendshme të fuqisë punëtore të kompanive Vodafone në tregjet për të cilat nuk disponoheshin statistika të tilla.