26 Shtator 2009
 
Komunikimi përmes Vodafone nuk mund të bëhet më i thjeshtë. Me ofertën e re Paketa Ditore, të gjithë klientët e Vodafone Card mund të flasin në çdo moment të ditës, drejt çdo rrjeti kombëtar për vetëm 8.3 lek/min, përfshirë TVSH.
 
Si gjithmonë, ofertat e Vodafone janë transparente dhe nuk përmbajnë kosto të fshehura: kostoja për çdo minutë të telefonatës është e njëjtë – pavarësisht nëse është minuta e parë apo e fundit e telefonatës.
 
Kjo ofertë e re fantastike mund të përfitohet shumë thjeshtë, me vetëm një telefonatë tek 15116, ku një paketë prej 12 minutash kombëtare mund të blihet me vetëm 100 lek, përfshirë TVSH. Vlefshmëria e paketës është deri në orën 23:59 të ditës pasardhëse. Për më tepër, çdo abonent i Vodafone Card ka të drejtën e blerjes së një numri të pakufizuar paketash, sapo çdo paketë paraardhëse të jetë konsumuar. Kjo ofertë është tashmë e hapur dhe do të vijojë deri në datë 30 nëntor 2009.
 
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com
/