Kompania do të mbulojë me shërbimin 3G të gjithë vendin brenda 18 muajve


Vodafone Albania nisi sot për të parën herë në Shqipëri shërbimet 3G, duke ofruar Internet në celular me shpejtësi të lartë e me çmime të favorshme. Rrjeti 3G është aktualisht operativ në kryeqytetin Tiranë dhe rrethinat e tij dhe Vodafone Albania garanton se do të ofroje një gamë të gjere shërbimesh inovatore me cilësi superiore.
 
Me rastin e nisjes të shërbimeve 3G, Z. Haris Broumidis, Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania u shpreh: “Jemi të lumtur t'u ofrojmë qytetarëve të Tiranës eksperiencën e teknologjise 3G, që do t'u mundesojë atyre akses më të shpejtë në internet dhe një sërë shërbimesh të reja me plane tarifore nga më të favorshmet.  Vodafone Albania, si kompania lider dhe me inovatore e telekomunikacionit në vend shpreh besimin se 3G do të revolucionalizojë mënyren sesi familjet dhe bizneset shqiptare do të përdorin celularët dhe do të aksesojnë  internetin”.

Me fillimin e shërbimeve 3G, fillimisht në Tiranë dhe së shpejti në qytete të tjera, Vodafone do të ofrojë një shpejtesi interneti deri në 14.4 Mbps, duke u mundësuar konsumatorëve të shikojnë përmbajtje që kërkojne internet me shpejtësi të lartë, të kryejnë video thirrje,  të shkarkojnë përmbajtje voluminoze dhe të përdorin më së miri rrjetet e preferuara sociale. “Çdo klient Vodafone në Tiranë dhe në rrethinat e saj mund të ketë botën viruale të internetit ne celular duke lehtësuar kështu komunikimin dhe shkëmbimin e informacioneve si brenda ashtu dhe jashtë vendit”, - komentoi Z. Broumidis.

Sipas Z. Broumidis, ky investim vendos bazat për të fuqizuar më tej klientët Vodafone dhe për t’i ndihmuar ata të gjenden më afër familjeve, miqve, rrjeteve sociale dhe për të marrë informacion në mënyra të reja dhe tërheqëse. Pas Tiranës, udhëtimi për shtrirjen e shërbimeve 3G do të vijojë drejt të gjithë klientëve të rinj dhe ekzistues Vodafone në të gjithë vendin brenda një afati 18 mujor.

Të gjithë klientët e Vodafone Albania mund të përdorin kartën e tyre ekzistuese SIM për të shijuar një experiencë revolucionare interneti në telefonat e tyre të përshtatshëm për teknologjinë 3G. Perveç risisë së përdorimit të internetit të shpejtë në aparatet e tyre celulare, klientet Vodafone, biznese apo individë mund të përdorin modemin USB për 3G që të lidhin kompjuterat e tyre me internetin e shpejtësisë së lartë. 

Për më shumë informacion klikoni www.vodafone.al/3G, flisni me shërbimin e kujdesit ndaj klientit në numrat 140 dhe 149 apo vizitoni dyqanet Vodafone.