Vodafone U Control

Vodafone U Control 1500 është një kombinim ku ndërthuren plani tarifor me kontratë dhe me parapagesë duke ofruar opsionet më të mira të tyre. Ky plan tarifor, përveç se mundëson kontrollin e plotë të kostove të komunikimit, ofron fleksibilitet dhe tarifa të thjeshta përdorimi.

Vodafone U Control 1500 i ofron individëve fleksibilited dhe kontroll më efikas të kostove të tyre të komunikimit.

  • Nuk kërkohet garanci!
  • Pagesë fikse mujore shumë e ulët
  • Ruani numrin tuaj ekzistues nëse migroni nga plane tarifore të tjera
  • Tarifa të njëjta për të gjitha thirrjet kombëtare.
  • Jetëgjatësia e numrit të klientit nuk ka pasoja çaktivizimi në rast të mos rimbushjes së llogarisë me parapagesë.
  • Menaxhim më i mirë i buxhetit pasi ju mund të kontrolloni llogarinë tuaj me parapagesë dhe me kontratë.

Me Vodafone U Control 1500 ju do të keni kontroll absolut të shpenzimeve tuaja. Ju mund të konsumoni limitin mujor prej 1500 Lekë në mënyrë shumë dinamike për thirrje/SMS/MMS apo navigim në Internet. Pasi të keni konsumuar limitin mujor, ju mund të përdorni karta rimbushëse. Në këtë mënyrë, ju nuk do të shpenzoni kurrë më shumë sesa limiti që keni vendosur të shpenzoni.

Klikoni këtu për të parë listën e çmimeve të Vodafone U Control 1500.

Për më shumë informacion vizitoni Dyqanet Vodafone anembanë vendit.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.