Vodafone Tune Me

Vodafone Tune Me

Zgjidhni meloditë tuaja të preferuara që miqtë tuaj t’i dëgjojnë gjatë kohës që ju telefonojnë.

Shërbimi Vodafone Tune Me ju ofron këtë mundësi nëpërmjet kategorive dhe gjinive të ndryshme muzikore, nga të cilat ju mund të zgjidhni t’i blini dhe t'i personalizoni sipas preferencave tuaja.


Si mund të aksesoj shërbimin Vodafone Tune Me?

Shërbimi Vodafone Tune Me mund të aksesohet në disa mënyra, duke:

-Telefonuar në numrin 0900929 dhe duke ndjekur udhëzimet përkatëse
-Formuar #123#.
-Hyrë në www.tuneme.vodafone.al nëpërmjet Web ose Wap (nëpërmjet celularit).
-Dërguar SMS drejt numrit të shkurtër 50055

Ju mund të bëheni përdorues i shërbimit thjesht duke kryer një blerje nëpërmjet njërës prej mënyrave të mësipërme. Po kështu ju mund t’u dërgoni melodi dhuratë edhe miqve tuaj Vodafone edhe pse ata mund të mos jenë përdorues të këtij shërbimi.

Udhëzime për përdorimin e shërbimit Vodafone Tune Me nëpërmjet SMS-ve në 50055

Për të kryer një blerje me SMS në 50055 dërgoni:
Blej (hapësirë) [kodi i melodisë]

Për të dërguar një dhuratë me SMS në 50055 dërgoni:
Dhurate (hapësirë) [kodi i melodisë] (hapësirë) [numri Vodafone] ku dëshironi të dërgoni dhuratën.


Komanda të tjera me specifikimet përkatëse:

Off (Shërben për të pezulluar përkohësisht shërbimin. Me këtë komandë dëgjohet zilja normale e sistemit)

On (Shërben për të riaktivizuar sërish shërbimin sipas parametrave të mëparshëm)

Random (Të gjitha meloditë e blera luhen në mënyrë të përzierë)

Setdefault (hapësirë) [kodi i melodisë] (Melodia me këtë kod do të vendoset si e paracaktuar për të gjithë telefonuesit që nuk u është bërë personalizim më parë)

Ndihme (Ju merrni udhëzimet bazë për përdorimin e shërbimit me SMS)

Galeriaime (Ju informoheni me një SMS për listën e melodive të blera)

Gjithedita (hapësirë) [kodi i melodisë] (Melodia me këtë kod do të luhet për gjithë ditën)

Fshiring (hapësirë) [kodi i melodisë] (Melodia me këtë kod do të fshihet nga galeria juaj)

Shtoprofil (hapësirë) [kodi i melodisë] (hapësirë) [numri që dëshironi të dëgjojë këtë melodi] (Melodia me këtë kod do të luhet për këtë numër telefoni)

Shtoprofil (hapësirë) [kodi i melodisë] (hapësirë) [emri i grupit] (Melodia me këtë kod do të luhet për të gjithë anëtarët e këtij grupi)

Fshigrup (hapësirë) [emri i grupit] (hapësirë) [numri që dëshironi të fshini]

Fshiprofil (hapësirë) [numri i telefonit] (Ky numër telefoni nuk do të dëgjojë më melodinë që ju i keni vendosur)

Fshiprofil(hapësirë) [emri i grupit] (Ky grup nuk do të dëgjojë më melodinë që ju i keni vendosur)

Kerkomelodi (hapësirë) [titulli i melodisë] (Dërgoni titullin e këngës që po kërkoni)

Kerkoartist (hapësirë) [emri i artistit] (Dërgoni emrin e këngëtarit që po kërkoni)

Çmimet e shërbimit Vodafone Tune Me

Melodia 120 Lekë
SMS për kryerjen e blerjes Falas
SMS për dërgimin e dhuratës Falas
SMS për komandat e tjera Falas
Telefonata në 0900929 Falas
Akses në Vodafone Tune Me nëpërmjet #123# Falas

Shënime:
Çmimi i mësipërm e përfshin TVSH.

Çdo melodi është e vlefshme për 6 muaj nga data e blerjes.

A mund ta çaktivizoj përkohësisht shërbimin Vodafone Tune Me?

Sigurisht, ju mund të dërgoni SMS me tekst OFF në 50055 për ta pezulluar përkohësisht këtë shërbim. Kur të dëshironi ta riaktivizoni duhet të dërgoni SMS me tekst ON në 50055.
Shënim: Riaktivizimin duhet ta kryeni brenda 30 ditëve. Nëse SMS me tekst ON e dërgoni pas 30 ditëve profili juaj me galerinë e melodive do të jetë fshirë.

Si mund të kërkoj nëse meloditë e mia të preferuara gjenden në listën e Vodafone Tune Me?

Dërgoni SMS me tekst Kerkomelodi (hapësirë) [titulli i melodisë] në numrin 50055
Dërgoni SMS me tekst Kerkoartist (hapësirë) [emri i artistit] në numrin 50055
Nëse e gjeni melodinë e preferuar dhe dëshironi ta blini dërgoni SMS me tekst Blej (hapësirë) [kodi i melodisë] në numrin 50055.
Melodia kushton 120 Lekë.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.