Vodafone Smart Store – sjell perfeksionin e shërbimit ndaj klientit

Vodafone sjell në Shqipëri dyqanin Vodafone Smart Store, dyqan ky i dizenjuar dhe përshtatur sipas kërkesave të klientëve  të cilat u evidentuan falë një pune intensive kërkimore.  Dyqani Vodafone Smart ofron një mënyrë të thjeshte, por moderne për klientët për të gjetur atë që kërkojnë duke i provuar nga afër në dyqan produktet e ofruara nën kujdesin e një stafi të mirëtrajnuar për t’i falur klientëve një eksperiencë unike gjatë një vizite në Vodafone Smart Store.

I vendosur në zemër të rrugës Myslym Shyri në Tiranë, dyqani multi-funksional Vodafone Smart Store prej 300 m2 është pjesë e konceptit të ri global të Vodafone Group për dyqanet.

Në ceremoninë e inagurimit të dyqanit Vodafone Smart Store, Drejtori i Departamentit të Marketingut në Vodafone Albania, Z. Theodoros Pappas tha se kjo risi vjen falë një koncepti të ri nga Vodafone Group për dyqanet dhe Shqipëria është nga vendet e para ku po aplikohet kjo strategji.

“Në vijim të investimit për rrjetin super të shpejtë 3G si edhe  ngritjes së komunitetit Nr.1 në Shqipëri Vodafone Club, sjellim sot për klientët këtë eksperience të re dhe shumë të vecantë” thotë Z Pappas. “Vodafone Smart Store ofron koleksionin më të kërkuar të telefonave Smartphone të gjithë të ekspozuar “live” e të lidhur me rrjetin e shpejtë 3G. – shtoi Z. Pappas, duke i ftuar të pranishmit për të parë dhe prekur nga afër risitë e ofruara në Vodafone Smart Store.

Përshtypjet e para:

Hapësira e brendshme të dyqanit ju bën të ndiheni në një ambjent shtëpie falë një ndriçimi natyral, të ngrohtë dhe të një teknologjie miqësore ndaj mjedisit. Atmosfera e ngrohtë i fton klientët të bëhen pjesë e një bote magjike të komunikimeve elektronike, të pabezdisur nga pajisje të ngarkuara pasi çdo detaj është dizenjuar me kujdes për ta bërë klientin të ndihet si në shtëpi duke nisur që nga dyshemeja e deri tek stenda e celularëve të renditur me aq kujdes.

Stafi super miqësor, është në dispozicion të klientëve për çdo kërkesë. Ata janë djem e vajza të reja të veshur bukur, miqësorë, te gatshëm për të ndihmuar vizitorët dhe të motivuar për ta bërë sa më të këndshme një vizitë në dyqanin Vodafone Smart Store.

Gjithashtu, në këndin e teknologjisë, ekspertë të posaçëm kujdesen për t’i dhënë zgjidhje çdo kërkese duke filluar nga ato me të specializuarat e deri tek shërbimet bazë për të treguar sesi mund të gjallërojmë jetën me anë të mrekullisë dhe lehtësive që ofron teknologjia në dyqanin Vodafone Smart Store.

Koncepte të reja:

10 aparatet celularë më të shitur ne treg - ekskluzivisht në Dyqanin Vodafone Smart Store: Teksa hyn në dyqan mund të vini re të ekspozuara në një tavoline, 10 aparatet Smartphone më të shitur e më të kërkuar të momentit. Vodafone Smart Store është vendi i vetëm në Shqipëri që i jep mundësinë klientëve të provojnë këto aparate celularë në dyqan të vetëm dhe falë internetit të shpejtë 3G të Vodafone, klientët kanë mundësinë të zbulojnë menjëhere aplikacionet e ndryshme të këtyre telefonave inteligjentë.

E-Top Up - Rimbushje elektronike e levizshme për lehtësinë e klientëve: Vodafone Smart Store është i vetmi dyqan ku klientëve nuk do t’ju duhet të presin në radhë për të kryer rimbushje elektronike pasi stafi miqësor i Vodafone Smart do t’u ofrojë këtë shërbim me anë të tabletave portabël të vëna në dispozicion.

 Zona Unike e Argetimit: Kur flasim për argëtimin, ky dyqan do tejkalojë çdo pritshmëri. Teksa i afroheni hyrjes, syrit tuaj nuk do i shpëtojë një platformë e pajisur me nje ekran me prekje ku mund të beni një foto dhe ta printoni në dyqan. Gjithashtu ju mund të përdorni këtë platformë për të lundruar në internet apo për të gjetur vendodhjen dhe pikat me interes të kryeqytetit përmes aplikacionit risi nga Vodafone “Tirana në Celular”.

Në katin e sipërm të dyqanit, klientët do mund të gjejnë një eksperiencë unike argëtimi duke shkarkuar falas nga interneti muzikë ose duke sfiduar miqtë me lojrat më të fundit interaktive që ofron teknologjia si gara, sport, aventura e shumë video lojra të tjera. Dhe sigurisht çdo gjë ofrohet falas.

Risia e karikimit të telefonave pa ushqyes me kabëll (Wireless Charging): Teksa vizitojnë dyqanin, klientët mund të përdorin shërbimin risi të karikimit të telefonit pa u dashur ndonje kabëll.  Për të karikuar baterinë e celularit thjesht duke e vendosur telefonin e tyre të përshtatshëm smartphone në vendin e dizenjuar për këtë shërbim.

Zona e Biznesit: Klientët tanë të biznesit janë të mirëpritur të akomodohen në zonën e biznesit ku do të gjejnë shërbimin e duhur për nevojat e komunikimit të biznesit të tyre

Ky dyqan është dizenjuar posaçërisht për t’u vizituar nga ju. Teksa kaloni në rrugën Myslym Shyri, tabelat do ju drejtojnë për në dyqanin e mrekullueshëm Vodafone Smart Store. Ju Mirëpresim!