Vodafone Mobile Broadband

Vodafone Mobile Broadband

Jepini jetë imagjinatës me Vodafone 3G

Online kudo ndodheni. Internet me shpejtësi shumë të lartë në laptopin apo kompjuterin tuaj, nëpërmjet rrjetit 3G të Vodafone.

Vodafone Mobile Broadband (VMB), nëpërmjet një modemi USB te dizenjuar për rrjetin 3G, ju mundëson navigim në Internet, eksplorim të faqeve të preferuara, kontakt të pandërprerë me rrjetet sociale dhe gjithë botën tuaj virtuale.

Thjesht instaloni në laptopin/kompjuterin tuaj pa pasur nevojë për tela e priza dhe përjetoni ndryshimin e shpejtësisë së ofruar nga rrjeti 3G i Vodafone.

Vodafone Mobile Broadband ofrohet në planin tarifor me parapagesë dhe me kontratë. Klikoni lart për të mësuar më shumë për planet tarifore VMB me parapagesë apo kontratë.

Vodafone 3G, rrjeti me mbulimin më të gjerë në të gjithë Shqipërinë.

Për të patur Vodafone Mobile Broadband (VMB) vizitoni dyqanet Vodafone.
Për më shumë informacion kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin 140 ose 149.

Vodafone Mobile Broadband (VMB ) me parapagesë

Me Vodafone Mobile Broadband ndjehuni të lirë të navigoni në Internet si të dëshironi duke qenë të gatshëm për çdo mundësi. Qëndroni gjithnjë në kontakt me botën tuaj virtuale kurdo dhe kudo ndodheni.

Ju mund të navigoni në Internet për vetëm 12 Lekë për MegaByte duke paguar vetëm për aq sa përdorni. Për të përfituar tarifa akoma më të ulëta ju mund të blini një nga paketat opsionale ofruar nga Vodafone, atë javore apo mujore, të cilat i përshtaten përdorimit tuaj të internetit.

Paketa Fillestare (Modemi USB 3G, me shpejtësi 7.2 Mbps, karta SIM, 3GB/muaj për 3 muaj rresht) 3,000 Lekë
*Paketa Fillestare (Modemi USB 3G, me shpejtësi 14.4 Mbps, karta SIM, 3GB/muaj për 3 muaj rresht) 3,000 Lekë
Paketa Fillestare (Modemi USB 3G, me shpejtësi  21.1 Mbps, karta SIM, 3GB/muaj për 3 muaj rresht) 5,000 Lekë
Paketa Fillestare (Modemi USB 3G, me shpejtësi  42.2 Mbps, karta SIM, 3GB/muaj për 3 muaj rresht) 10,000 Lekë
Tarifa për MB 12 Lekë/MB
Tarifa për SMS (kombëtare dhe ndërkombëtare) 12 Lekë/SMS
Paketat e reja mujore*
Paketa Mujore 1GB 1 GB për 550 Lekë
Paketa Mujore 3GB 3 GB për 1000 Lekë


*Kjo paketë është e vlefshme deri në përfundimin e sasisë së modemit 14.4 Mbps

Paketa e Lidhjes VMB

Nëse keni modemin apo dëshironi të përdorni Internetin Vodafone 3G në tabletin tuaj ju mund të blini vetëm paketën e lidhjes (kartën SIM) me parapagesë për 1500 Lekë dhe përfitoni 3GB Falas për një muaj.

Si mund të aktivizoni paketat Vodafone Mobile Broadband me parapagesë?

Për të blerë Paketën Mujore 1GB dërgoni një SMS me tekst "1GB" drejt 141
Për të blerë Paketën Mujore 3GB dërgoni një SMS me tekst "3GB" drejt numrit 141.

Por më parë ju duhet të siguroheni që keni kredit të mjaftueshëm në llogarinë tuaj për të blerë një nga paketat e mësipërme.

Shënime:

  • Çmimet e lartpërmendura përfshijnë TVSH.
  • Tarifimi i MB do të bëhet në blloqe prej 10 Kb.
  • Shërbimi i telefonatave nuk ofrohet për Vodafone Mobile Broadband (VMB).
  • Numri juaj do te aktivizohet vetëm pasi të hapni sesionin e parë te internetit nepermjet Vodafone Mobile Broadband.
  • Rimbushjet mund ti kryeni duke dërguar kodin 12- shifror të kartës tuaj rimbushëse në numrin 141, duke telefonuar nga një numër celular Vodafone në numrin 142 ose nëpërmjet shërbimit Vodafone E-top Up në të gjithë dyqanet Vodafone.

Vodafone Mobile Broadband (VMB) me kontratë


Vodafone Mobile Broadband ju ofron lirinë për të punuar sipas mënyrës tuaj duke qenë kështu të gatshëm për çdo mundësi. Nëpërmjet PC Back Up dhe PC Protection ju keni në kontroll të dhënat tuaja si dhe jeni në kontakt me njerëzit apo informacionin që ju nevojitet kudo ndodheni.


Vodafone Mobile Broadband me kontratë ofrohet në 2 plane tarifore që i përshtaten përdorimit tuaj të internetit, VMB 3GB dhe VMB 5GB

Paketa Fillestare (Modemi USB 3G, me shpejtësi  7.2 Mbps, karta SIM) Pa Pagesë*
Paketa Fillestare (Modemi USB 3G, me shpejtësi  14.4 Mbps, karta SIM) Pa Pagesë*
Paketa Fillestare (Modemi USB 3G, me shpejtësi  21.1 Mbps, karta SIM) Pa Pagesë*
Paketa Fillestare (Modemi USB 3G, me shpejtësi  42.2 Mbps, karta SIM) 5,000 Lekë*
**Garancia 6,000 Lekë
Plani Tarifor VMB 3GB MB për Muaj Pagesa Fikse Mujore
VMB 3GB 3 GB 1,700 Lekë
Ekstra MB pas konsumit të 3GB fillestare deri në 6GB 3 Lekë/MB
Ekstra MB mbi 6GB 12 Lekë/MB
Plani Tarifor VMB 5GB MB për Muaj Pagesa Fikse Mujore
VMB 5GB 5GB 2,700 Lekë
***Ekstra MB pas konsumit të 5GB fillestare deri në 10GB 3 Lekë/MB
Ekstra MB mbi 10 GB 12 Lekë/MB
Tarifa për SMS (kombëtare dhe ndërkombëtare) 12 Lekë/SMS


Më shumë detaje

Klientët e rinj të planeve tarifore  VMB 3GB ose VMB 5GB që do të lidhin kontratë pajtimi të paktën 12 mujore, përfitojnë modemet 7.2 Mbps dhe 14.4 Mbps PA PAGESË si edhe një  muaj pagesë fikse mujore falas sipas planit tarifor të përzgjedhur.

Klientët e rinj të planit tarifor VMB 5GB që do të lidhin kontratë pajtimi të paktën 12 mujore, përfitojnë modemim 21.1 Mbps PA PAGESË si edhe një  muaj pagesë fikse mujore falas.

Klientët e rinj të planit tarifor VMB 5GB që do të lidhin kontratë pajtimi të paktën 12 mujore, përfitojnë modemim 42.2  Mbps për vetëm 5000 Lekë si edhe një  muaj pagesë fikse mujore falas.


Për të gjithë klientët e tjerë modemi 21.1 Mbps ofrohet për 4000 Lekë ndërsa modemi 42.2 Mpbs për 10,000 Lekë.
 


Shënime:

  • Çmimet e lartpërmendura përfshijnë TVSH.
  • *Për të gjithë klientët e tjerë modemi 21.1 Mbps ofrohet për 4000 Lekë ndërsa modemi 42.2 Mpbs për 10,000 Lekë.
  • **Garancia nuk aplikohet për klientët ekzistues me kontratë të cilët janë klientë të Vodafone prej të paktën 12 muajsh si dhe kanë qenë të rregull të likujdimin e pagesave gjatë tre muajve të fundit.
  • Tarifimi për MB do të llogaritet në blloqe prej 10 Kb.
  • Shërbimi i telefonatave nuk ofrohet për Vodafone Mobile Broadband.
  • ***Çmimi për MB pas konsumimit të MB të përfshirë në pagesën fikse mujore.


Për të patur Vodafone Mobile Broadband vizitoni dyqanet Vodafone.

Për më shumë informacion kontaktoni Shërbimin e Kujdesit për Klientin në numrin 149.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.