Krijo grupin tënd Vodafone Family me njerëzit më të dashur dhe përfitoni më shumë ulje dhe avantazhe.

Grupi Vodafone Family mund të përbëhet nga minimumi 2 anëtarë (krijuesi ose lideri dhe një anëtar tjetër) dhe maksimumi 5 anëtarë Vodafone Club.

Gjithçka është shumë e thjeshtë. Vetëm njëri prej anëtërave, lideri mund të menaxhojë komunikimin për të gjithë anëtarët e tjerë Vodafone Family duke aktivizuar paketat 4-javore të preferuara:

  • Vodafone Club Basic
  • Vodafone Club Superior
  • Vodafone Club Extra 
  • Vodafone Club Elite 

Të gjitha kombinimet e paketave 4-javore janë të vlefshme dhe ulja përkatëse do të aplikohet menjëherë me aktivizimin e tyre.

Krijimi i grupit Family dhe aktivizmi i paketave 4-javore bëhet nëpërmjet: 

 

Përfitimet me Vodafone Family

  • KURSIM: Deri në 1000 Lekë ULJE . Sa më shumë paketa aktivizohen në të njëjtën kohë aq më i lartë është kursimi për të gjithë anëtarët e familjes.
  • AKTIVIZIM AUTOMATIK i paketave 4-javore për të gjithë pjesëtarët e grupit Vodafone Family.
  • FLEKSIBILITET për të zgjedhur paketën që I përshtatet më së miri secilit anëtar të Vodafone Family.
  • 500 MB BONUS për secilin anëtar me aktivizimin e paketave të preferuara. Ky bonus është i vlefshëm për 4 javë nga momenti i aktivizimit.
  • Shërbimi Secure Net FALAS për secilin anëtar të grupit tuaj Vodafone Family përgjatë gjithë kohëzgjatjes në grup. Nëpërmjet Secure Net ju mund keni lundrim të sigurtë në Internet, mbrojtje nga rreziqet online si dhe kontroll prindëror për fëmijët tuaj

Sa më shumë paketa që aktivizoni aq më e lartë është edhe ulja që do të përfitoni.

  • Nëse 1 anëtarë aktivizon një paketë 4-javore atëherë aplikohet një ulje prej 100 Lekë në çmimim e paketës.
  • Nëse 2 anëtarë aktivizojnë nga një paketë 4-javore atëherë aplikohet një ulje prej 100 Lekë për secilin
  • Nëse 3 anëtarë aktivizojnë nga një paketë 4-javore atëherë aplikohet një ulje prej 150 Lekë për secilin.
  • Nëse 4 ose 5 anëtarë aktivizojnë nga një paketë 4-javore atëherë aplikohet një ulje prej 200 Lekë për secilin

* Shënime:

  • Uljet e mësipërme aplikohen për paketat Club Superior, Extra, Basic dhe Elite.
  • Nuk aplikohet ulje në rastin e aktivizimit të paketës Club 500 Clean SIM.

Funksionalitete

• Çdo klient Vodafone Club mund të krijojë grupin e tij të preferuar Vodafone Family ose mund të jetë pjesë e një grupi duke marrë një ftesë nga një tjetër anëtar Vodafone Club.
• Krijuesi ose lideri i grupit Family është njëkohësisht edhe lideri i grupit dhe mund të menaxhojë grupin në çdo kohë nëpërmjet:
1. Aktivizimit të paketave për të gjithë grupin e tij Vodafone Family
2. Shtimit të anëtarëve të rinj
3. Fshirjes së anëtarëve (pas 3 muajsh nga momenti i shtimit)
4. Çaktivizimit të grupit të Vodafone Family (pas 3 muajve të parë nga krijimi i grupit )

Anëtarët e një grupi Vodafone Family kanë të drejtë:

• Të aktivizojnë paketat për të gjithë grupin Vodafone Family.
• Të largohen nga grupi Family dhe te krijojnë grupin e tyre Vodafone Family.

Shënime: Në rastet kur Lideri shkëputet nga rrjeti Vodafone, atëherë grupi i krijuar prej tij do të shpërbëhet por anëtarët që kanë paketa 4 javore aktive do të mund ti përdorin deri në datën e skadimit.