06 Shator 2006
 
Paketat Personale V60, V120, V240, V360, ofrojnë tashme tarifat më ekonomike për klientët individualë

Vodafone Albania, ishte kompania e parë e telefonisë celulare që prezantoi në prill të vitit të kaluar katër programe me kontratë, të krijuara për individët të cilët mund të zgjedhin Paketën Personale që u përshtatet më mirë nevojave të tyre për komunikim.
 
Duke filluar nga data 1 shtator 2006 Vodafone Albania ka ulur tarifat për të gjithë klientët e  rinj dhe ata ekzistues të programeve me kontratë  Paketa Personale V60, V120, V240, V360.
Që prej kësaj date, klientët e rinj të programeve me kontratë  Paketa Personale V60, V120, V240, V360, do përfitojnë:
-  Ulje 40% pagesën e regjistrimit ( nga 5000 Lekë bëhet 3000 Lekë).
-  Ulje e pagesës fikse mujore deri në masën 23,3%.

Kundrejt kësaj pagese, klientët e këtyre programeve përfitojnë minuta pa pagesë për thirrjet kombëtare (p.sh. një klient që regjitrohet në Paketën Personale V60, do të paguajë 2300 Lekë në muaj, dhe do të mund të flasë  60 minuta në muaj pa pagesë kundrejt të gjitha rrjeteve kombëtare – Vodafone, AMC, Albtelekom apo operatorë të tjerë fiks).

                                                                                                          V60               V120             V240              V360
Minuta kombëtare me kosto 0 Lekë                                                     60                 120                240                 360
Pagesa fikse mujore deri me 31 gusht 2006 (Lekë)                        3000               4500               7200              9800
Pagesa fikse mujore e re duke filluar nga 1 shtator 2006 (Lekë)    2300               4000               7000              9500
Ndryshimi në përqindje (%)                                                            -3,33%             -11,11%         -2,78%        -3,06%
   
 
- Ulje e tarifës për minutë deri në masën 16,67%.
Kjo ulje aplikohet për minutat që klienti konsumon pasi ka shpenzuar minutat pa pagesë që ofron secila Paketë Personale (respektivisht 60 min, 120 min, 240 min dhe 360 min). Për më tepër , Vodafone ofron të njëjtën tarifë për minute si për thirrjet brenda rrjetit Vodafone, ashtu edhe për thirrjet kundrejt operatorëve fiks (Albtelekom dhe ruralë)
 
- Ulje e  cmimit për të gjitha mesazhet (SMS) kombëtare gjatë fundjavës
Tashmë një SMS në fundjavë , kushton vetëm 10 Lekë (nga 13,33 Lekë).
Nëpërmjet kësaj ulje të tarifave si edhe të pagesës së regjistrimit, Vodafone synon që të përmbushë më së miri nevojat për komunikim të klientëve.
 
Klientët e Paketave Personale, mund të pëfitojnë gjithashtu të gjitha shërbimet e Vodafone si:
1. Tarifat preferenciale për thirrjet ndërkombëtare kundrejt rrjeteve Vodafone në mbarë botën
2.  Shërbimet si: SOS Credit, MMS, Internet, Info 145
3. Tarifat preferenciale të Vodafone Passport, kur jeni Roaming në të gjitha shtetet ku Vodafone operon.
 
Shënime:
1. Cmimet e mësipërme janë pa TVSH.
2. Klientët që dëshirojnë të regjistrohen në Paketat Personale, mjafton të vizitojnë dyqanet Vodafone në qytetet kryesore të vendit ose për informacion mund të telefonojnë në Shërbimin e Kujdesit për Klientin 140, 149.

Tel: ++355 4 23 83 091
Fax: ++355 4 23 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com

 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: ++355 4 23 83 091
Fax: ++355 4 23 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com
/