26 Prill 2005
 
Vodafone Albania prezanton katër programet e saj të reja tarifore me kontratë, V60, V120, V240 dhe V360, sejcili prej të cilëve ofron përkatësisht 60, 120, 240 dhe 360 minuta kohë bisede për destinacionet kombëtare, kundrejt një pagese të parapërcaktuar e përzgjedhur mujore duke aplikuar tarifa edhe më të ulta.
   
Programet e reja tarifore me kontratë sjellin një risi në tregun shqiptar të telefonisë celulare duke ofruar mundësi më të larmishme përzgjedhjeje përkundrejt interesave të abonentëve individualë për komunikim që nuk përmbusheshin nga programet e tjera ekzistuese. Nëpërmjet tyre klientët Vodafone do të kenë më shumë mundësi për abonime me pagesa rregjistrimi më të ulëta se ato ekzistuese me kontratë si dhe do të përfitojnë tarifa më të ulëta thirrjesh se programet me parapagesë.
 
Për herë të parë keto programe japin mundësine e përdorimit të mesazheve SMS të tarifuara sipas destinacionit. Çmimi i SMS-ve me destinacion kombëtar i ofruar nga këto programe tarifore është më i ulët se cdo çmim tjetër në treg.
 
Vlera e garancisë për këto programe me kontratë do të përcaktohet nga programi i zgjedhur nga klientët, të cilët tashmë kanë mundësi të kontrollojnë më mirë shpenzimet e tyre personale dhe do të evitojnë procedurat e kartave rimbushëse.
 
“Parimi që ne na udhëheq në biznesin tonë është ‘Klienti në rradhë të parë!’. Klientët tanë kanë zgjedhur të na besojnë ne, dhe si rrejdhim ne na takon të punojmë e parashikojme nevojat e kërkesat e tyre. Është pikerisht ky parim që na drejton ne të krijojmë e ofrojmë vazhdimisht mundësi të reja. Këtu gjen burim edhe krijimi dhe prezantimi i ketyre produkteve të reja për Shqipërinë” – komentoi z. Thomas Papaspyrou, Drejtori i Pergjithshëm i Vodafone Albania, duke prezantuar programet e reja. 
 
Për më shumë informacion, kontaktoni me:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: anisa.kaltanji@vodafone.com