Vodafone Albania sjell internet super të shpejtë me 4G+

Pas suksesit të padiskutueshëm me shërbimet 4G, Vodafone sjell një tjetër risi për klientët. Prej datës 1 Shtator, të gjithë  klientët Vodafone do të kenë mundësi të  përfitojnë internet me shpejtësi akoma më të lartë se 4G, falë rrjetit me shtrirjen më të gjërë në Shqipëri, Vodafone 4G+.

Tani lundrimi në internet nga celulari do të jetë ndryshe nga çdo herë tjetër pasi Vodafone 4G+ ofron një mori shërbimesh interneti me shpejtësi dhe cilësi si kurrë më parë dhe një përvojë tërësisht të re të përdorimit të shërbimit të Internetit, në shfletimin në rrjetet sociale, ngarkim fotosh, video streaming etj..

LTE (4G) është prezantuar tashmë prej disa muajsh në vend dhe rezulton të ketë ndryshuar rrënjësisht eksperiencën e lundrimit në internet nëpërmjet aparateve inteligjente.  Falë paketave dhe ofertave më konkurruese në treg, klientët Vodafone ndajnë me njwri-tjetrin momentet më të bukura duke kursyer kohë dhe duke shijuar cilësinë maksimale me rrjetin më të gjerw në treg të mundwsuar nga Vodafone.

Falë 4G+, klientët Vodafone do të kenë mundësi të përdorin internetin në celular më shpejt, më thjeshtë dhe në më shumë vende se kurrë. Teknologjia 4G+ ofron shërbime të dhënash me një shpejtësi të pakrahasueshme, disa herë më të lartë se 4G. Operatorët si Vodafone Albania , që kanë investuar më shumë në blerje të të drejtave të perdorimit të frekuencave mund të ofrojnë shpejtësi shkarkimi që i kalojnë 200 MBPS .  Falë këtyre parametrave klientët do të mund të shkarkojnë video, lojra, aplikacione, filma dhe stream në kohë reale, shumë  thjeshtë dhe duke kursyer kohë

Sipas Drejtorit të Teknologjisë ne Vodafone Albania Z. Genci Hamzaraj, “ me futjen e teknologjise 4G+, Vodafone Albania sjell nivelin më të lartë të komunikimit në tregun shqiptar dhe ajo që është më e rëndesishmja e sjell atë në të njëjtën kohë me vendet më të zhvilluara të Europës dhe të botës”.

Vodafone Albania është gjithnjë e angazhuar për të investuar në rritjen e kapaciteve dhe përmirësimin e vazhdueshëm në  rrjet me qëllim mundësimin e një cilësie maksimale të shërbimeve për klientët Vodafone 

Për më shumë informacion rreth Vodafone 4G+ vizitoni www.vodafone.al/4G