23 Nëntor 2005

Në përpjekje për të zhvilluar më tej rolin përgjegjës ndaj shoqërisë dhe mjedisit ku operon, Vodafone Albania publikon Raportin e I-rë të Përgjegjshmësë së Biznesit.

Ky botim është i pari i këtij lloji në komunitetin e biznesit në vend dhe synon të paraqesë përpjekjet e kompanisë në rrijen e rolit përgjegjës ndaj komunitetit ku shërben, në transparancën e treguesve të veprimtarisë si dhe përpjekjeve në uljen e impakteve në mjedis, në investimet e shumta sociale në ndihmë të komuniteteve në nevojë, në informimin si dhe sigurimin e një komunikimi frytdhënës me klientët dhe partnerët tanë me qëllim për të përmbushur më mirë nevojat dhe kërkesat e tyre.

Mes të tjerave, raporti thekson arritje të tilla si:

  • Hedhja në treg e një sërë shërbimesh të reja gjatë vitit të fundit, përfshirë edhe shërbime me përfitime sociale.
  • Krijimi i forumit “Opinion Leaders” dhe vendosja e një komunikimi të vazhdueshëm me anëtarët e tij në lidhje me rritjen e përgjegjshmërisë së biznesit.
  • Nxitja dhe realizimi i matjeve e studimeve nga institucione të pavaruara mbi fushat elektomagnetike në rrjet. Universiteti Politeknik i Tiranës konfirmon rezultatet e matjeve që rezultojnë shumë herë më të ulta se limitet e rekomanduara nga institucionet ndërkombëtare.
  • Vënia në përdorim e impianteve mjedisore si burime energjie si edhe përdorimi i mënyrave të tjera efikase që ndikojnë në uljen e impakteve të përdorimit të energjisë: përfshirë 9 impiante solare për përftimin e energjisë së rinovueshme, apo zbatimin e ftohjes natyrale të lirë në një shkallë të lartë prej 40% të stacioneve bazë.
  • Nxitja dhe zbatimi i projekteve mjedisore në menaxhimin e mbetjeve në veprimtaritë tona brenda kompanisë, si dhe realizimin i një numri projektesh mjedisore për komunitetin.
  • Investimi social i kompanisë i cili reflektohet në zbatimin e një liste të gjatë projektesh në ndihmë të komunitetit, financuar nga vetë Vodafone Albania në një total prej 29,135,991 Lekë, si edhe shumës prej 57,000 Euro financuar nga Vodafone Foundation.


Raporti publikon një seri të dhënash që i përkasin periudhës Prill 2004 - Mars 2005, duke përfunduar me një pasqyrë të qartë të angazhimeve të së ardhmes.

“Tek ne në Vodafone, jemi të përkushtuar që punonjësit tanë dhe teknologjia të cilën zbatojmë të mundësojë jo vetëm një komunikim cilësor, por gjithashtu të transmetojë përgjegjshmërinë e biznesit ndaj shoqërisë dhe mjedisit ku operojmë. Ky angazhim është investimi ynë për gjeneratën e sotme e të ardhme” - tha Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Thomas Papaspyrou.


Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: ++355 4 23 83 067
Fax: ++355 4 23 83 31
E-mail: media.al@vodafone.com
/