19 Qershor 2009
 

Vodafone Home është një zgjidhje që i drejtohet individëve dhe familjeve që dëshirojnë të kenë një shërbim telefonik të besueshëm në shtëpitë e tyre, si në zonat urbane dhe ato rurale të Shqipërisë, pa kosto instalimi dhe në mënyrë të menjëhershme - pa u nevojitur që të presin për një periudhë të gjatë kohe.


Vodafone Home ofron:

  • Thirrje me kosto të ulët drejt numrave fiks duke filluar nga 4.17 lek për minutë (pa TVSH)
  • Shërbim interneti të lehtë për t’u përdorur
  • Shërbimi i SMS
  • Sekretari telefonike
  • Identifikim të thirrjeve hyrëse
  • Transferim thirrjesh
  • Bllokim thirrjesh
  • Informacion i menjëhershëm mbi gjendjen e llogarisë
  • Instalim i menjëhershëm pa pagesë
  • Shërbim Klienti 24 orë në 24

 

Gjithçka që klientët duhet të bëjnë është që të vizitojnë çdo dyqan Vodafone, të zgjedhin një prej planeve tarifore me parapagesë ose me kontratë, si dhe një prej aparateve opsionalë telefonikë: Sagem RL 302 ose Jablocom GDP-04A, të cilët ofrojnë veçori të përparuara dhe kombinojnë kapacitetet e aparateve celularë dhe telefonave tradicionalë të shtëpisë. 


Tashmë, të kesh një telefon shtëpie nuk është më një problem, kudo që të jetoni në fshat ose qytet. Përmes një pakete lidhejeje të gatshme për përdorim, komunikim me kosto të ulët dhe shumë shërbime të tjera, Vodafone Home jep njëherë e mirë zgjidhjen perfekte për komunikimin në shtëpi.

 
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 214
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com
/