31 Janar 2008
 
Fondacioni Vodafone Albania është një ndër të parët fondacione të ngritur nga biznesi në Shqipëri, me qëllim për t’iu përgjigjur më së miri nevojave të komunitetit përmes akordimit të granteve organizatave lokale, shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore.
 
Vodafone Albania ka kënaqësinë të njoftojë krijimin e Fondacionit Vodafone Albania, si një subjekt juridik i pavarur. Fondacioni do te mbështetet financiarisht nga Vodafone Albania dhe Vodafone Group Foundation, i cili përfaqëson një rrjet unik mbarëbotëror prej 24 fondacionesh Vodafone në të gjithë botën krijuar rishtazi gjatë 6 viteve të fundit.
Prioritetet kryesore të fondacionit Vodafone Albania janë fokusimi në problemet sociale, për të ndihmuar në  këtë  mënyrë  njerëzit të kenë një jetë më të mirë  nëpërmjet avantazheve të   zhvillimit të teknologjisë të komunikimit celular;  duke mbështetur komunitetet vendase e sidomos projektet në fushën e arsimimit, shëndetësisë dhe mjedisit, pjesë e të cilëve janë klientët , punonjësit dhe partnerët e biznesit së kompanisë Vodafone. Këto projekte do të jenë të dedikuara ndaj ndihmës për fëmijët dhe grupe të tjera në nevojë, e në mënyrë të veçantë fëmijëve me nevoja speciale apo që jetojnë në kushte të vështira si pasojë e plageve sociale.
 
Z.Haris Broumidis, Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania shprehu se” Përmes ngritjes së fondacioneve lokale , ne besojmë se mund të arrijmë komunitetet të cilët kanë më shumë nevojë. Eshtë kënaqësi të pranojmë që ky fondacion është një prej të parëve fondacione që ngrihet nga komuniteti i biznesit, dhe shpresojmë të shohim më shumë organizata të tilla, të cilat do të mbështesin në të ardhmen njerëzit në nevojë.
 
Aktivitetet e fondacionit Vodafone Albania do të financohen nga donacionet vjetore të Vodafone Group Foundation dhe Vodafone Albania.
Politikat e Fondacionit Vodafone Albania për investimet sociale do të jenë në përputhje me politikat e Vodafone Albania dhe Vodafone Group. Fondacioni Vodafone Albania do të njoftojë periodikisht tri herë në vit sezonin për aplikime.
Aktivitetet e Fondacionit Vodafone Albania do të zhvillohen nën logon e rregjistruar të Fondacionit.
 
Për informacion të metejshëm ju lutemi të kontaktoni:
( vetëm për median)
Tel: +355 4 23 83 247
Fax: +355 4 23 83 31
e-mail:media.al@vodafone.com
anisa.kaltanji@vodafone.com.