18 Shtator 2006
 
Në vazhdën e kontributit të vazhdueshëm të ofruar nëpërmjet projekteve të ndryshme që adresojnë njerëzit në nevojë në Shqipëri, kompania Vodafone Albania në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve ka nisur më datë 18 shtator një turne në shumë qytete të vendit, për të qenë edhe kësaj here pranë fëmijëve jetimë.
Udhëtimi ka filluar me qytetin e Shkodrës, ku Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Thomas Papaspyrou së bashku me Kryetaren e Parlamentit Shqiptar, Zj. Jozefina Topalli, Ministren e Integrimit, Zj. Arenca Trashani, si dhe përfaqësues të tjerë të kompanisë Vodafone Albania, të pushtetit lokal dhe të Shoqatës Kombëtare të Jetimëve, kanë qenë së bashku me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve në Shkodër për t’iu uruar atyre vitin e ri shkollor e për t’iu dhuruar materiale të ndryshme shkollore të përgatitura posaçërisht për këta fëmijë. Ky udhëtim ka marrë më pas drejtimin për në shtëpinë e fëmjiës “Zyber Hallulli” në Tiranë, ku në praninë e përfaqësuesve nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, u mundësua një fillim ndryshe të vitit të ri shkollor për këta fëmijë.
 
Udhëtimi tre-ditor i skuadrës Vodafone Albania nëpër Shqipëri do të ndalojë gjithashtu në qytetet e Rrëshenit, Durrësit, Kavajës, Lushnjës, Beratit, Fierit, Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës, Përmetit, Korçës, Librazhdit, Burrelit, Kukësit, Dibrës dhe Tropojës, ku punonjës të Vodafone Albania, të cilët kanë dalë vullnetarë për t’u bërë pjesë e kësaj nisme, do të takohen me rreth një mijë fëmijë jetimë, të cilët do të përfitojnë nga ky projekt.
 
Që prej fillimit të operimit në Shqipëri, kompania Vodafone Albania është bërë partnerja kryesore në shumë projekte në ndihmë të komuniteteve në nevojë, e veçanërisht  fëmijëve me nevoja speciale. Një pjesë shumë të rëndësishme në këtë kontribut është edhe ai i dhënë për arsimin, si një nga fushat prioritare të investimit social të kompanisë. Ky projekt jo vetëm pason shumë të tjerë të këtij lloji por gjithashtu do të vijohet në të ardhmen me të tjera projekte shumë të rëndësishme në fushën e arsimit.
 
"Hera e fundit që jemi takuar me fëmijët ka qenë muaji dhjetor për të festuar bashkë me ta festat e funditvitit. Atëherë premtuam që do të riktheheshim dhe ja ku jemi sërish pranë tyre për të dhënë kontributin tonë të cilin e konsiderojmë të domosdoshëm. Shpresojmë që nismat tona humane të gjenerojnë sensibilizim të mëtejshëm të komunitetit të biznesit për përgjegjësitë tona ndaj komuniteteve në nevojë" – tha Z. Thomas Papaspyrou, Drejtor i Përgjithshëm i Kompanisë Vodafone Albania.
 
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Marjola Xhelili
marjola.xhelili@vodafone.com
069 222 33 22
Albi Greva
albi.greva@vodafone.com
069 222 33 00