Vodafone Albania përzgjedh Programin e Alcatel-Lucent-Zgjidhje për Shërbimet me Parapagim

08 Tetor 2008
 
Alcatel-Lucent (Euronext Paris dhe NYSE: ALU) dhe Vodafone Albania, një operator lider në shërbimet e telekomunikacionit, njoftuan sot mbi marreveshjen rreth investimit më të madh në shpërndarjen e programit të Alcatel-Lucent SurePay® për Zgjidhje në Shërbimet me Parapagim.


Sipas kontratës, Alcatel-Lucent përfundoi projektin SurePay® në Qershor 2008. Një kontribut madhor në suksesin e këtij projekti ishte aftësia e Alcatel-Lucent për të projektuar dhe drejtuar programin brenda afateve kohore të shkurtra të vëna nga klienti. Shërbimet profesionale që ofrohen sipas kontratës përfshijnë, dizenjim, integrim, shpërndarje dhe migrim të sistemit të mëparshëm të Vodafone drejt platformës Alcatel-Lucent . Platforma Alcatel-Lucent 8620 SurePay do t’i mundësojë Vodafone Albania të hedhë në treg shërbime të reja dhe atraktive.

“Pas migrimit të suksesshëm të të gjitha produkteve dhe shërbimeve drejt platformës së re, Vodafone Albania dhe Alcatel-Lucent po punojnë intensivisht për të kënaqur klientët e Vodafone Albania.” deklaroi Genci Hamzaraj, drejtor i Departamentit të Teknologjisë të Vodafone Albania. “Paketat e para me zë dhe SMS jane shpërndarë menjëherë pas migrimit. Është krijuar një gamë e gjerë produktesh dhe shërbimesh të tjera inovative duke u fokusuar më shumë në ofertat mbi të dhënat. Duke marrë në konsideratë progresin e bërë deri tani dhe duke patur parasysh përkushtimin e treguar nga Alcatel-Lucent kemi besim se do të arrijmë të realizojmë planet tona”.


Projekti i fundit, shpërndarja dhe migrimi i shërbimeve me parapagim në Shqipëri dhe në Mbretërine e Bashkuar përforcojnë më tej pozicionin e Alcatel-Lucent si një furnizues kryesor i zgjidhjeve me parapagim ofruar Vodafone Group.


“Vodafone Albania, përzgjodhi Alcatel-Lucent si partnerin e saj të besuar, duke shtruar kështu një sfidë për grupin tonë të Shërbimeve në bërjen funksionale të këtyre zgjidhjeve në një periudhe kohore rekord”, tha Johan Vanderplaetse, President i aktivitetit të Alcatel-Lucent ne CIS, Europën Qëndrore dhe Jugore, “ Aftësitë unike të SurePay® Suite e bënë më të lëhtë integrimin me rrjetin ekzistues të Vodafone. Grupi i Sherbimeve i Alcatel-Lucent ka një eksperiencë të gjerë në drejtimin e projekteve, dizenjimin dhe integrimin e rrjeteve të këtyre aplikacioneve nëpër rrjete komplekse”.


SurePay® Suite është pjesë e portofolit Convergent Rating and Charging Solution (Klasifikim Konvergjent dhe Zgjidhje per Tarifimin) te Alcatel-Lucent e cila tashmë mbështet më shumë se 210 klientë në rang botëror me më shumë se 400 milionë abonentë.


Rreth Vodafone Albania

Vodafone Albania është pjesë e Vodafone Group Plc, kompania lider e telefonisë celulare me prezencë të konsiderueshme në Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi Paqësor dhe Shtetet e Bashkuara.  Rrjeti GSM i Vodafone Albania mbulon 86% të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe arrin të mbulojë 92% të popullsisë ne zonat urbane dhe rurale. Kompania i ofron 1,198,889 te klientëve të saj në Shqipëri (deri në fund të Gushtit 2008) një gamë të gjerë shërbimesh dhe ofertash, të krijuara për të përmbushur më së miri nevojat e tyre të komunikimit.

Sot, Vodafone ka një zinxhir prëj 53 dyqanesh në mbarë vendin. Pikat tona komerciale janë në shërbim të klientit shtatë ditë në javë, duke ofruar një gamë të gjerë planesh tarifore, produktesh dhe shërbimesh, aparatesh celulare dhe aksesorë si dhe ndihme teknike.
Për më shumë informacion vizitoni: www.vodafone.al

Rreth Alcatel-Lucent
Alcatel-Lucent (Euronext Paris and NYSE: ALU) jep zgjidhje që iu krijon mundësi ofruesve të shërbimeve, ndërmarrjeve dhe Enteve publike në mbarë botën të ofrojnë shërbime komunikimi me zë, të dhënash dhe video për përdoruesit fundorë. Si një kompani lider për rrjetet fikse, celulare dhe për broadband, teknologjitë IP, aplikacionet dhe shërbimet, Alcatel-Lucent iu ofron përdoruesve fundorë zgjidhje që mundësojnë shërbime të detyrueshme komunikacioni për klientët në shtëpi, në punë dhë në lëvizje. Duke operuar në më shumë se 130 shtete, Alcatel-Lucent është një partner lokal me shtrirje globale. Kompania ka grupet e shërbimeve globale me më eksperiencë në këtë industri dhe një nga organizatat më të mëdha të kërkimeve, teknologjisë dhe inovacionit në industrinë e telekomunikacionit. Alcatel-Lucent, krijuar në Francë, me zyra qëndrore në Paris, në vitin 2007 arriti të përfitojë të ardhura në një shumë prej 17.8 miliardë Euro . Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit: http://www.alcatel-lucent.com

 
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com