26 Mars 2009
 
Gjatë një mbrëmje speciale gala, Vodafone Albania deklaroi se kompania do të jetë për të dytin sezon rradhazi, në mbështetje të Skuadrës Kombëtare të Futbollit si Sponsor Gjeneral i saj, duke fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin me grupin përfaqësues.

Me pjesëmarrjen në këtë mbrëmje të lojtarëve të kombëtares dhe anëtarëve të FSHF-së, Vodafone Albania uroi fitore të madhe dhe rikonfirmoi suportin e saj të vazhdueshëm për përpjekjet e skuadrës. Duke patur si synim kryesor ndarjen e emocioneve të fitores dhe krenarisë me të gjithë popullin shqiptar, në ndeshjet e ardhshme për eleminatorët e Kupës së Botës 2010, sponsorizimi i Vodafone Albania thekson edhe një herë përkushtimin global të Vodafone ndaj futbollit.

"I urojmë kombëtares shqiptare të futbollit, të arrijë qëllimet e saj, njëkohësisht duke promovuar idealet e sportit në mënyrën më të mirë. Ne kemi bindje të thellë se kjo skuadër është ambasadore e Shqipërisë në fushën e sportit dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur në përpjekjet e tyre" u shpreh Z. Charalampos Broumidis, Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania, dhe vijoi me tej:
"Duke ndarë të njëjtin vizion, ne jemi të sigurt se me punë dhe veprim të përbashkët ne mund të arrijmë rezultate maksimale. Ne do të jemi aty, në ndeshjen e ardhshme kundër Hungarisë, për të mbështetur Skuadrën Kombëtare të Futbollit".

 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com