28 Janar 2005
 
Tiranë- Studentët e qendrës Don Bosco  edhe këtë vit kanë përfunduar programin e trajnimit të mundësuar pranë Vodafone Albania.
 
Kompania e telefonisë celulare ka treguar gjithmonë interes për problemet e mprehta sociale të vendit duke u angazhuar vazhdimisht në veprimtari dhe nisma që synojnë  përmirësimin e jetës së komunitetit.
Në këtë kuadër, Vodafone Albania ka  zgjeruar akoma më tej bashkëpunimin shumë të suksesshëm me YAPS (një nga projektet sociale më të rëndësishme, i cili është mbështetur nga Vodafone që nga fillimi i aktivitetit të saj në Shqipëri), me mbështetjen e kursit të trajnimit për Studime Tregtare të ndjekur nga 11 studentë të qendrës.
Ky program trajnimi kishte si qëllim t’u jepte mundësi të rinjve të braktisur, romë apo me probleme të mprehta sociale, të ndjekin studime të cilat përfshijnë mjaft lëndë të rëndësishme dhe të vlefshme. Programi u zhvillua nga UNICEF me mbështetjen e Vodafone Albania.
 
Ky program arsimimi dhe zhvillimi i nisur nga Qendra Don Bosco, ka gjetur mbështetjen e Vodafone Group Foundation, i cili në fillim të këtij viti caktoi një grant prej 10,000 Euro që do t’i shërbejë akoma më shumë zhvillimit profesional dhe arsimor të rinjve të Qendrës Don Bosco.
 
11 studentë morën sot çertifikatën e studimeve që kryen në lëndë të ndryshme si matematikë, anglisht, kompjuter dhe aftësitë thelbësore të komunikimit në biznes, duke ju dhënë atyre mundësinë të fitojnë njohuri të cilat do t’i ndihmojnë për zhvillimin e tyre profesional në të ardhmen.
 
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të diplomave,  Z. Thomas Papaspyrou, Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania theksoi: “Vodafone ndjehet krenare duke mbështetur nisma të tilla që japin mundësi arsimimi dhe punësimi të rinjve. Bashkëpunimi me UNICEF dhe Qendrën sociale Don Bosco, shënoi suksesin e radhës edhe këtë vit dhe diplomimi i  këtyre studentëve është tregues i qartë i impenjimit maksimal të kompanisë tonë për të ofruar zgjidhje problemeve sociale të komunitetit ku ne operojmë”.
 
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: anisa.kaltanji@vodafone.com