15 Shkurt 2006
 
Kompania Vodafone Albania ka dhënë mbështetjen e saj për dy projekte të reja, Projekti i Rikonstruksionit të mjediseve në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,  si dhe  Projekti i Përmirësimit të Kontrollit të Cilësisë së Ujit të Pijshëm.Punimet për Projektin me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, propozuar nga Drejtoria e kësaj qendre, kanë filluar në Shtator të vitit 2005.

Projekti synoi të sjellë një ndryshim rrenjësor në mjediset e kësaj qendre të madhe të pritjes dhe trajtimit të popullatës, e cila rezultonte në kushte mjaft të vështira që vështirësonin së tepërmi zhvillimin e punës normale në qendër. Mjediset e rikonstruktuara zënë një sipërfaqe prej 14 000 m2. Projekti siguroi krijimin e një parkingu për vizitorët e qendrës duke ndihmuar në evitimin e trafikut në ambjentet e brendshme të qendrës duke u dhënë prioritet emergjencave dhe autombulanceve. Fondi i dhuruar nga Vodafone Albania për realizimin e këtij projekti është 14 000 000 Lekë.
 
Bashkëpunimi midis kompanisë Vodafone Albania dhe Institutit të Shëndetit Publik solli realizimin e projektit “Përmirësimi i Kontrollit të Cilësisë së Ujit të Pijshëm në Shqipëri”. Ky projekt, me shumën monetare prej  14 900 Euro, mundëson vendosjen e pajisjeve të reja, të nevojshme për analizat mikrobiologjike dhe kompjuterizimin e procesit të përpunimit të të dhënave, si dhe kualifikimin e personelit në përdorimin dhe shfrytëzimin e këtij sistemi. Projekti, ndër të tjera, ndihmoi në kualifikimin e personelit në kontrollin e cilësisë së ujit si dhe ndërhyrjet e nevojshme.
 
Realizimi i këtyre projekteve është dëshmi e rolit aktiv që kompania tregon në mbështetjen e komunitetit, e në mënyrë të veçantë të shëndetit të popullatës. “Ne jemi pranë komunitetit me këto projekte që besojmë se kanë një impakt të madh pë njerëzit. Dhe mjaft projekte të reja na presin në muajt e ardhshëm” - theksoi Z. Thomas Papaspyrou, Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania.

 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: ++355 4 23 83 091
Fax: ++355 4 23 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com
/