Tirane 11 Tetor, 2012: Vodafone Albania do të mbështesë organizimin e të parës Maratonë Ndërkombëtare të Tiranës që do të zhvillohet në datën 21 Tetor 2012. Lajmi u bë publik sot gjatë konferencës për shtyp të organizatorëve të Maratonës.


Me rastin e 100 vjetorit te  Pavaresisë së Shqipërisë, Shoqata e Vrapimit Maraton Tirana në bashkëpunim me Bashkine e Tiranës, Federatën Shqiptare të Atletikës dhe Ministrinë e Kultures Rinisë dhe Sporteve kanë vendosur të organizojnë për herë të parë në Shqipëri një maratonë të profilit mbërëbotëror – me pjesmarrje nga sportistë dhe amatorë të atletikës nga Shqipëria dhe vende të tjera.


Maratona e Parë Ndërkombëtare e Tiranes do të përmbajë keto gara: Maratona e Plotë 42 Km, Maratona me bicikleta dore (Handbike) për atletë me aftësi speciale, Maratona 21 km, Maratona 10 km, Maratona 5 km dhe vrapimi manifestiv 1 km jo garues nga nxënesit e shkollave të mesme dhe Universiteteteve të Tiranës .


Pritet që kjo Maratonë të arrijë objektivin e njohjes së saj zyrtare prej organizmave ndërkombëtarë të maratonave dhe sportit te atletikës (përkatësisht nga nga AIMS dhe IAAF) dhe gjithashtu të arrijë të përfshihet në kalendarin ndërkombëtar zyrtar për vitin 2013 në mënyrë  që të kthehet në një traditë  të  përvitshme për vendin tonë.


Vodafone Albania, në këtë vit të vecantë të 100 vjetorit të pavarësisë ka mbështetur disa evente të rëndësishme të sportit shqiptar – si ngjitjen për të parën herë të flamurit shqiptar në majën e Everestit, mbështetjen e ekipit shqiptar në lojrat Olimpike dhe Paralimike dhe organizimin e të parave Lojra Paralimpike në Shqipëri.