29 Maj 2010
 
Një lajm i mrekullueshëm për të gjithë sportdashësit që disponojnë një numër Vodafone, me parapagesë ose kontratë. Aktiviteti më i madh sportiv botëror i vitit – Kampionati Botëror Fifa 2010 – mund të ndiqet në çdo hap përmes një web-portali të dedikuar, që vjen ekskluzivisht në tregun shqiptar nga Vodafone Albania në bashkëpunim me FIFA.


Të gjitha lajmet lidhur me Kampionatin Botëror FIFA 2010 vijnë në kohë reale në celularin tuaj. Gjithashtu ju merrni SMS dhe MMS njoftuese sipas dëshirës për një, disa apo për të gjitha ndeshjet dhe ky informacion vjen direkt nga stadiumet. Përmes këtij shërbimi ju mund të informoheni për gjithçka ndodh në botërorin e Afrikës së Jugut: informacione rreth të 64 ndeshjeve, informacione statistikore për ekipet, lojtarët dhe garën. Ju mundeni që të personalizoni ekranet e aparateve tuaja me imazhe dhe “screensavers” statike ose të animuara; mund të përdorni himnin e FIFA-s si zile për celularin tuaj apo mund argëtoheni me lojën unike Zakumi Keepy Uppy.
 

Kostoja e këtij shërbimi është vetëm 500 lek (me TVSH) dhe kjo kosto mbulon informimin mbi të gjithë përmbajtjen e Kampionatit Botëror Fifa 2010, deri në 30 shtator 2010. Kostoja e mësipërme është gjithcka që ju paguani për të parë lajmet nga Botërori në celularin tuaj përmes web portalit si dhe për të gjitha SMS, MMS apo imazhet që merrni , klipet dhe zilet për celularin tuaj që ju shkarkoni.


Regjistrimi për përfitimin e këtij shërbimi është shumë i thjeshtë dhe mund të realizohet nëpërmjet  shfletuesit të internetit në aparatit tuaj celular duke klikuar në www.vodafone.al/fifa dhe duke ndjekur hapat e regjistrimit që shfaqen në ekran. Informacioni mbi regjistrimin mund të merret edhe duke dërguar falas një SMS në numrin 50111.

 
 
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 214
Fax: +355 4 223 83 331
e-mail: media.al@vodafone.com
/