Vodafone Albania tashmë është një biznes i mirënjohur jo vetëm për shërbimet në fushën e komunikimeve elektronike por edhe për kontributet e rëndësishme kundrejt individëve dhe kategorive sociale në nevojë përmes projekteve të përgjegjshmërisë sociale të realizuara përmes Fondacionit Vodafone Albania në mbarë Shqipërinë.
 
Dje gjatë gjatë Mbrëmjes Gala të dhënies së çmimeve vjetore të filantropisë, organizuar nga Partners Albania me mbështetjen e Fodacionit Rockfeler Brothers, Kompanisë Vodafone Albania iu akordua çmimi i Filantropisë së Biznesit nën kategorinë “Kontributi me i mirë? në nivel kombëtar”. Çmimi për Vodafone u dorëzua nga ambasadori i SHBA Z. Aleksander Arvizu.
 
Duke marrë çmimin, Drejtori i  Përgjithshëm i Vodafone Albania Haris Broumidis vlerësoi organizatorët për nismën e tyre të identifikimit dhe nxitjes së përpjekjeve filantropike dhe  falënderoi partnerët me të cilët Vodafone bashkëpunon në realizimin e projekteve me ndikim social.
Z Broumidis deklaroi planet e kompanisë Vodafone Albania, e cila në bashkëpunim me Ministrinë Shëndetësisë do të nisin së shpejti shërbimet e Telemedicinës që mundësohen nëpërmjet teknologjisë celulare dhe që kanë për qëllim realizimin e diagnostikimeve mjeksore edhe në zonat më të thella te vendit. Gjithashtu, Z. Broumidis premtoi se Vodafone Albania do të vijojë të mbështesë projektet sociale që synojnë krijimin e një shoqërie më të mirë .
 
Kompania Vodafone përmes Fondacionit Vodafone Albania dedikon çdo vit rreth 500 mijë Euro për projeke që synojnë të gjenerojnë ndikim social duke ju ardhur në ndihmë personave dhe komuniteteve në nevojë. Veç kësaj kompania investon edhe në projekte të tjera në kuadër të Përgjegjshmërisë së Biznesit si dhe ka ofruar ndihma financiare në raste emergjencash.