Vodafone Albania fiton Çmimin e Inovacionit për shërbimin e parasë elektronike në Shqipëri

Forumi i 6-të i Telekomunikacionit në Shqipëri “Infocom Albania” u zhvillua pak ditë më parë në në kryeqytet, gjatë zhvillimit të të cilit u nderuan me çmime kompani të ndryshme për kontributin e tyre në fushën e telekomunikacionit dhe informacionit. Në këtë aktivitet, Kompanisë Vodafone Albania iu akordua çmimi i Inovacionit per  sherbimin e parase elektronike, nëpërmjët Vodafone M-Pesa.

Po çfarë është Vodafone M-Pesa?

Institucioni i parasë elektronike Vodafone M-Pesa Sh.p.k i mundëson klientëve te depozitojnë para dhe të kryejnë pagesa nëpërmjet çdo lloj aparati celular në çdo kohë, nga çdo vend i Shqipërisë dhe me çmime tepër të perballueshme duke krijuar një portofol elektronik të sigurtë. Vodafone M-Pesa targeton kryesisht pjesën e popullsisë pa ose me akses të kufizuar në sistemin bankar. Një element thelbësor i shërbimit Vodafone M-Pesa është se klientët nuk kanë nevojë të kenë një llogari bankare apo marrëdhënie direkte me bankën për të përdorur shërbimin e pagesave apo transfertave të parave.
Klientët mund të regjistrohen shumë thjesht dhe pa pagesë te një prej 145 dyqaneve dhe pikat e shitjes Vodafone dhe mund të nisin eksperiencën e jashtëzakonshme me Vodafone M-Pesa
Falë Vodafone M-Pesa, të gjithë njerëzit që jetojnë në Shqipëri me ose pa akses në sistemin bankar, do të kenë mundësinë të aksesojnë shërbime financiare vetëm duke perdorur telefonin celular, mjafton që të jenë klient Vodafone dhe të regjistrohen në Vodafone M-Pesa me një mjet identifikues në një prej dyqaneve Vodafone. Me aktivizimin e shërbimit Vodafone M-Pesa, dërgimi dhe marrja e parave mund të bëhet direkt nga celulari nëpërmjet menusë *555#. Edhe klientët e paregjistruar të Vodafone M-Pesa apo që  nuk i përkasin rrjetit Vodafone, mund të përfitojnë nga shërbimet e saj pasi klientët e regjistruar të Vodafone M-Pesa mund të dërgojnë para drejt tyre dhe ata mund të tërheqin paratë e dërguara në çdo dyqan Vodafone.

Vodafone M-Pesa është zgjidhja më e mirë e shërbimit të parave elektronike që po ndryshon sektorin jobankar në tregun Shqiptar. Vodafone Albania synon të rrisë numrin e klientëve Vodafone M-Pesa me 1000 aktivizime të reja çdo ditë.