Vodafone Albania bashkëpunon me TransferTo për ofrimin e shërbimit të rimbushjeve elektronike prej destinacioneve ndërkombëtare


29 Maj 2013: Vodafone Albania  njoftoi sot bashkëpunimin me TransferTo, pjesë e Shoqërisë Ingenico Company dhe një ofrues lider në shërbimet ndërkombëtare të rimbushjeve elektronike për të ofruar shërbime të rimbushjes elektronike për klientët e Vodafone Albania prej rrjetesh partnere jashtë vendit.

Rimbushja elektronike prej destinacioneve ndërkombëtare është një shërbim plotësues i transfertave në të holla, që mundëson transferime shumash të vogla në formën e krediteve rimbushëse për numrat celulare te planeve me parapagesë.

Shoqëritë e transferimeve monetare si dhe biznese të tjera që shënjestrojnë pupullatat migratore të tilla si operatorët celularë, shitësit me pakicë, bankat dhe ofruesit e komunikimeve elektronike e ofrojnë këtë shërbim për klientët e tyre të cilët e vlerësojnë se është një shërbim i përballueshëm dhe nga ana tjetër përbën një kontibut të vlefshëm si dhuratë.

Përmes këtij bashkëpunimi, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit tashmë mund të rimbushin në mënyre të menjëhershme llogaritë e tyre të numrave me parapagesë të Vodafone Albania përmes komoditetit të një telefoni celular online apo në Pikat e Shitjes.

“Ky partneritet me Vodafone Albania përbën një etapë të rëndësishme për hedhjen e shërbimeve të Transfer To në Evropën Qendrore dhe demonstron fokusin e TransferTo në zgjerimin e shtrirjes në zona dhe komunitete gjeografike të reja” tha Eric Barbier, Drejtor i Përgjithsëm i TransferTo.

Ky shërbim do t’i mundësojë shumë komuniteteve shqiptare jashtë vendit që mbajnë lidhje të forta me familjet dhe të aferrmit e tyre në atdhe.  “Ne e dimë se sa të rëndësishme janë dërgesat e shqiptareve që punojnë jashtë vendit për të njerëzit e tyre të dashur në Shqipëri. Nëpërmjet bashkëpunimit tonë meTransferTo, Vodafone Albania demonstron fokusin e saj për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve duke ju mundësuar shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të kryer rimbushje të telefonave për të afërmit e tyre, klientë të Vodafone Albania. Duke ditur se rimbushjet e telefonave janë një shpenzim i konsiderueshëm, ky shërbim i përgjigjet një kërkese të rëndësishme. Ne konsiderojmë Greqinë, Italinë, Gjermaninë, Zvicrën por dhe të tjera vende, si mundësi të mira për të zgjeruar këtë shërbim” tha Theodoros Pappas, Drejtor i Departamentit Komercial tek Vodafone Albania.

Rimbushjet ndërkombëtare janë zgjidhja e vetme e qëndrueshme për transferta të vogla në formën e rimbushjes së llogarive të celularëve me parapagesë nga destinacione ndërkombëtare, gjë që mund të shërbejë si dhuratë ideale për ditëlidje, festivale apo festa të tjera.

Me një shtrirje globale në 5 kontinente, TransferTo është lider në dërgesat ndërkombëtare të rimbushjeve elektronike të celularëve dhe mundëson rimbushje në kohë reale për mëse 250 rrjete celulare partnere në mbi 90 vende, duke arritur mëse 3.6 miliardë përdorues celularësh të planeve me paragesë.

Informacion të mëtejshëm për  shërbimin TransferTo mund të gjeni duke vizituar: http://www.transfer-to.com