10 Qershor 2009
 
Tiranë, Shqipëri dhe Waterloo, ON, Kanada - Vodafone Albania dhe Research in Motion (RIM) (NASDAQ: RIMM; TSX: RIM) njoftuan sot hedhjen në treg të sherbimit BlackBerry® në Shqipëri. Shërbimi BlackBerry bashkon telefonat inteligjentë më të përparuar, programet kompjuterike dhe shërbimet që japin mundësinë e aksesit të emailit, kalendarit, web-it, multimedias dhe aplikimeve të tjera të mjedisit të punës dhe të jetës së përditshme nëpërmjet teknologjise wireless.

Vodafone vazhdon të udhëheqë zhvillimin e risive në tregun shqiptar, duke iu ofruar klientëve përfitimet e komunikimeve të avancuara, produktivitetin dhe lehtësinë e realizuar prej telefonave inteligjentë BlackBerry®.
Që nga dita e sotme, Vodafone Albania do të ofrojë telefonat inteligjentë BlackBerry® Curve™ 8310, BlackBerry® Pearl™ 8110, dhe BlackBerry Bold. Të tre këta telefona përfshijnë shërbimin GPS dhe të gjitha shërbimet e tjera të vlerësuar prej përdoruesve të BlackBerry.

Qëndroni në kontakt me BlackBerry Curve 8310
BlackBerry Curve 8310 është një telefon inteligjent i fuqishëm dhe intuitiv me një tastierë të plotë QWERTY. Ai ka kapacitete të larta të multimedia-s, si dhe përmban shërbimin e integruar GPS që mundëson aplikime me bazë lokale, të tilla si ofrimi i hartave dhe navigimi.  Kombinimi i këtyre veçorive në një telefon të avancuar, me kapacitetet më të avancuara teknologjike për email dhe dërgim mesazhesh,  kamera dixhitale, media player, shfletues interneti, organizator dhe një gamë aplikimesh shtesë, e bën BlackBerry Curve 8310 një telefon inteligjent të jashtëzakonshëm si për biznes ashtu dhe për përdorim personal.

Jini më elegantë me modelin BlackBerry Pearl 8110
Telefoni inteligjent BlackBerry Pearl 8110 është një zgjedhje e shkëlqyer për përdoruesit të cilët dëshirojnë fuqinë e plotë të platformës BlackBerry në një aparat të vogël dhe modern. BlackBerry Pearl 8110, një nga telefonat inteligjentë më të vegjël dhe më të lehtë në treg, sjell funksionalitetin e jashtëzakonshëm dhe performancën në një dizenjo ultra elegante. Ai përmban veçori të fuqishme komunikimi dhe kapacitete të larta multimediale duke përfshirë një kamera  prej 2.0 megapixel, luajtës muzike dhe videoje dhe një hapësirë për vendosjen e një memorieje shtesë si dhe sjell përfitimin e GPS-së së integruar.

Thjeshtoni jetën tuaj me stil përmes BlackBerry Bold
Telefoni inteligjent dhe elegant BlackBerry Bold është prodhuar prej materialesh superiorë dhe ka kapakun e jashtem të punuar me nikel satin (satin chrome) dhe pjesen e pasme prej lëkure. BlackBerry Bold punon me rrjetet me tre bandë  të shpejtësisë së lartë HSDPA në të gjithë botën dhe gjithashtu vjem me GSP dhe Wi-Fi® të integruar, si dhe me kapacitete të shumta multimediale duke e bërë atë një zgjidhje ideale për biznesmenët profesionistë dhe përdoruesit e fuqishëm

Rreth Vodafone Albania Sh.A.

Operatori më i fuqishëm i telefonisë celulare në botë, Vodafone prezantoi shërbimet e tij GSM në Shqipëri më 3 Gusht 2001. Këto shërbime i përkasin njërit prej rrjeteve më të shpejtë GSM në botë të mbështetur në përvojën e partnerëve të saj dhe në eksperiencën e rrjeteve të tjera operuese kudo në botë. 
Vodafone International Holdings B.V. zotëron 50% të kapitalit të Vodafone Albania, ndërsa Vodafone Panafon International Holdings B.V. zotëron 50% (Kjo e fundit zotërohet nga Vodafone Group Plc). Rrjeti GSM i kompanisë Vodafone Albania mbulon 86.3% të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe rreth 99.6% të popullsisë shqiptare në zonat urbane dhe rurale. Kompania iu ofron mbi 1,310,723 klientëve të saj në Shqipëri (deri në fund të Dhjetorit 2008) një gamë të gjerë shërbimesh komunikimi të një cilësie të lartë, duke përfshirë komunikim zanor dhe të dhënash, për të siguruar që klientët tanë përdorin rrjetin më të mirë të telekomunikacioneve dhe përfitojnë nga shërbime novatore dhe cilësore.

Vodafone Albania përdor teknologjinë celulare më moderne dhe facilitete lehtësisht të përdorshme nga klientët, për t’u ofruar klientëve një gamë të gjerë shërbimesh dhe ofertash, të krijuara për të përmbushur më së miri nevojat e tyre të komunikimit.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem kontaktoni:
Tel: +355 4 23 83 214
Fax: ++355 4 23 83 31
e-mail: media.al@vodafone.com

Rreth Research In Motion (RIM)

Research in Motion është një dizenjues, prodhues dhe tregtues i zgjidhjeve novatore me valë për tregun botëror të komunikimieve celulare.  Përmes zhvillimit të pajisjeve, programeve kompjuterike dhe shërbimeve që i përkasin standardeve të larmishme të komunikimimit me valë, RIM ofron platforma dhe zgjidhje për të arritur pa sforcim akses tek informacionet që janë të ndjeshëm ndaj kohës, të tillë si email, telefoni, mesazhe të shkurtra SMS, aplikime në Internet dhe Intranet. Teknologjia RIM gjithashtu i mundëson një game të gjerë zhvilluesish dhe prodhuesish të palëve të treta që të përmirësojnë produktet dhe shërbimet e tyre duke realizuar komunikimin me valë të të dhënave.  Portofoli i RIM i përbërë prej produktesh që janë fituese çmimesh, shërbimesh dhe teknologjish të konsoliduara përdoren nga mijëra organizata në të gjithë botën dhe përfshin platformën wireless BlackBerry®  dhe linjën e produkteve RIM Wireless Handheld™, mekanizma të zhvillimit të programeve (softeve), modeme radiosh dhe marrëveshje të liçensimit të hardware dhe software. E themeluar në 1984 dhe e bazuar në Waterloo, Ontario, RIM operon me zyra në Amerikën e Veriut, Europë dhe Oqeani. RIM listohet në Nasdaq Stock Market (NASDAQ: RIMM) dhe Toronto Stock Exchange (TSX: RIM).
Për më shumë informacion, vizitoni www.rim.com or www.blackberry.com.

Deklarimet me fokus në të ardhmen, të shprehura në këtë deklaratë shtypi bëhen bazuar në kushtet e dispozitave të “safe harbor” të Ligjit të Shteteve të Bashkuara për Reformën mbi Litigacionin për Garancitë Private i vitit 1995. Kur përdoren - këtu e në vijim - fjalë të tilla si "synon" dhe shprehje të ngjashme kanë pë qëllim të përcaktojnë deklarime me focus në të ardhmen. Deklarimet me fokus në të ardhmen bazohen në supozime të bëra dhe informacione të disponueshme nga Research in Motion Limited. Investitorët këshillohen që deklarime të tilla me fokus në të ardhmen përmbajnë risqe dhe pasiguri. Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë që rezultatet konkrete të jenë të ndryshme prej atyre të shprehur apo të nënkuptuar, pa kufizime, defekte të ndryshme të produkteve apo detyrime të produkteve, rreziqe të lidhur me shitjet ndërkombëtare dhe ndryshime të mundshme të niveleve të shkëmbimit të valutave, nisja apo rezultati i ndonjë çështjeje gjyqësore, akte apo mundësi e akteve terroriste, konflikte ndërkombëtare, ulje-ngritje të rëndësishme të rezultateve operative periodike, ndryshime të legjislacionit Kanadez apo ndërkombëtar, pranueshmëria në vazhdimësi e produkteve të RIM, rritje e nivelit të konkurencës, ndërvarësia prej palëve të treta në ofrimin e shërbimeve, varësia prej të drejtave të pasurisë intelektuale dhe rreziqe e faktorë të tjerë të detajuar kohë pas kohe në raportet periodikë të RIM të depozituar në Komisionin e Shteteve të Bashkuara për Garancitë dhe Shkëmbimin dhe tek autoritete të tjerë rregullatorë. RIM nuk synon dhe nuk e ka për detyrim që të rifreskojë apo rishikojë secilin prej deklarimeve me fokus në të ardhmen, edhe nëse ka informacione të reja, evenimente të së ardhmes apo të tjera.

Familja e emrave dhe logove të BlackBerry dhe RIM janë pronë ekskluzive e Research in Motion Limited dhe janë regjistruar në zyrën e Patentave dhe Markave Tregtare në SH.B.A. dhe mund të jenë të regjistruara apo në regjistrim e sipër në shtete të tjera. Wi-Fi është një markë tregtare e regjistruar e Wi-Fi Alliance. Të gjitha markat e tjera, emrat e kompanive, markat tregtare dhe markat e shërbimeve janë pasuri e pronarëve të tyre respektivë. RIM nuk ka përgjegjësi apo detyrime dhe nuk përfaqëson, garanton apo mbështet anjë aspekt të produkteve dhe shërbimeve të palëve të treta.