6 Nëntor 2006
 
Vodafone Albania bën sot të ditur nënshkrimin e një marrëveshjeje dy vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit për të sponsorizuar Skuadrën Kombëtare të Futbollit. Nëpërmjet këtij sponsorizimi, kompania Vodafone Albania bëhet Sponsori Zyrtar i Skuadrës Kombëtare të Futbollit në Shqipëri, për ndeshjet kualifikuese për EURO 2008.
 
Kjo marrëveshje midis Vodafone Albania dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, është në të njëjtën linjë me përkushtimin global të Vodafone ndaj futbollit, e reflektuar së fundmi në sponsorizimin e UEFA Champions League. Përveç emërtimit si Sponsor Zyrtar i Skuadrës Kombëtare të Futbollit në Shqipëri, kompania Vodafone Albania gjithashtu do të përfitojë nga kjo marrëveshje edhe të drejta për reklama vizuale, të drejta pjesëmarrjeje si dhe një paketë reklamash televizive.
 
Ky sponsorizim është pjesë e filozofisë së Kompanisë Vodafone Albania për të mbështetur fuqimisht sportin dhe kulturën në Shqipëri. Vodafone Albania ka vullnetin e plotë për të respektuar këtë marrëveshje, e cila ne besojmë që do të çojë në përfitime reciproke për të dy palët.
 
Skuadra Kombëtare e Futbollit në Shqipëri, është një nga ambasadorët më të rëndësishëm të vlerave Shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe ne shpresojmë dhe besojmë që mbështetja jonë e rëndësishme për Kombëtaren Shqiptare do të ndikojë në përpjekjet e saj për të arritur një performancë të nivelit të lartë gjatë ndeshjeve kualifikuese EURO 2008. Kompania Vodafone Albania i uron shumë suksese Skuadrës Kombëtare të Futbollit dhe është totalisht e angazhuar t’a mbështesë atë gjatë muajve në vazhdim”, - tha Z. Thomas Papaspyrou, Drejtor i Përgjithshëm i Kompanisë Vodafone Albania.
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: anisa.kaltanji@vodafone.com
/