20 Shtator 2005
 
* Konfigurim Automatik i Shërbimit
* Tarifim vetëm për çdo MMS të dërguar nga klienti
* Ofertë promocionale me çmimin më të ulët në tregun Evropian – vetëm 15 Lekë (me TVSH)
 
Vodafone Albania prezantoi në datën 19 Shtator 2005 shërbimin MMS (Multimedia Messaging Service), nëpërmjet të cilit Vodafone mundëson për të gjithë klientët e saj një komunikim më të mirë, më të shpejtë e më origjinal (nëpërmjet teknologjisë GPRS).
 
Këngëtari tashmë i famshëm dhe shumë i dashur për të gjithë publikun shqiptar, Alban Skënderaj, është dhe imazhi i shërbimit MMS të Vodafone Albania, duke krijuar në këtë mënyrë një kombinim të përkryer të një shërbimi inovativ dhe një figure artistike rinore e të suksesshme.
 
Gjithçka që klientët duhet të bëjnë për të aktivizuar shërbimin, është një telefonatë pa pagesë në numrin 140 ku stafi I shërbimit të Kujdesit për Klientin do të asistojë  24 orë në ditë. Regjistrimi në këtë shërbim si dhe konfigurimi I aparatit celular, ofrohet falas për të gjithë klientët e Vodafone Albania.
 
Gjtihashtu klientët tanë  do të përfitojnë nga oferta promocionale prej 15 Lekë (me TVSH) për çdo MMS të dërguar, dhe ky është çmimi më i ulët që ofrohet jo vetëm në tregun shqiptar por edhe në atë Evropian. Klientët do të kenë mundësi të dërgojnë MMS drejt të gjithë numrave Vodafone Albania (të cilët kanë një aparat celular që suporton shërbimin e MMS) dhe numrave AMC*, numrave të Rrjeteve të tjerë Ndërkombëtarë* dhe Adresave të Email-it.
 
“Duke punuar intensivisht për të përmbushur detyrimet tona ndaj klientëve, shërbimi i rradhës që po ofrojmë është ai MMS. Një nga vlerat kyçe të biznesit tonë është “Pasioni për Klientët Tanë” dhe shërbimet e njëpasnjëshme dhe cilësore që Vodafone Albania po ofron në vazhdimësi, janë treguesi më i qartë i përkushtimit dhe seriozitetit të punës sonë”,- tha Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Thomas Papaspyrou. 
 
*Në këto raste, klientët e rrjeteve të tjera do të marrin një SMS, nëpërmjet të cilit njoftohen se MMS-i i dërguar mund të shihet në faqen e internetit http//:mms.vodafone.al, duke përdorur një fjalëkalim personal.    
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: anisa.kaltanji@vodafone.com
/