3 Gusht 2005

Përkushtim për të thjeshtësuar dhe për të rritur përfitimet e klientëve të Vodafone gjatë përdorimit të shërbimit roaming nëpërmjet programit të ri tarifor “Vodafone Passport”

* Kosto e reduktuar e telefonatave të bëra dhe të marra gjatë qëndrimit jashtë shtetit
* Më shumë kontroll ndaj shpenzimeve telefonike gjatë qëndrimit jashtë shtetit
* Më shumë qartësi për koston e roaming në faturat telefonike

Vodafone Passport ofron për klientët e Vodafone çmime të identifikueshme dhe të kontrollueshme për shërbimin roaming gjatë qëndrimit të tyre jashtë shtetit. Duke paguar një tarifë lidhjeje prej vetëm 100 Lekë (pa TVSH) për çdo telefonatë, klientët e Vodafone Passport kanë mundësi të përdorin shërbimin roaming me të njëjtat tarifa si në Shqipëri kur udhëtojnë në vendet ku është prezent Vodafone1. Gjithashtu, kur abonentët e Vodafone Albania marrin telefonata gjatë qëndrimit të tyre jashtë shtetit, ata paguajnë të njëjtën tarifë lidhjeje dhe mund të flasin deri në 302 minuta pa pasur asnjë shpenzim tjetër.

Shembull: Një abonent me kontratë i Vodafone Albania që përdor shërbimin roaming në rrjetin e Vodafone në Itali, me tarifat ekzistuese roaming paguan 502 Lekë për një telefonatë prej 5 minutash drejt rrjetit Vodafone në Shqipëri, kurse me Vodafone Passport paguan vetëm 201 Lekë (100 Lekë + tarifa lokale për 5 minuta në rrjetin Vodafone).

Një abonent me parapagesë i Vodafone Albania që përdor shërbimin roaming në rrjetin e Vodafone në Itali, me tarifat ekzistuese Roaming paguan 550 Lekë për një telefonatë në rrjetin e Vodafone në Shqipëri që zgjat 3 minuta. Por, me Vodafone Passport kjo shifër ulet në vetëm 235 Lekë.

Për tu regjistruar, mjafton një telefonatë FALAS nga celulari në numrin 15101 ose një SMS me tekst “1” në të njëjtin numër. Abonentët që ndodhen jashtë Shqipërisë mund të dërgojnë të njëjtin SMS në numrin 15101.

Pas regjistrimit, abonentët mund të përfitojnë nga programi tarifor “Vodafone Passport” duke zgjedhur në menunë e celularit të tyre operatorin përkatës partner të Vodafone në vendin ku ndodhen.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Z. Thomas Papaspyrou, theksoi: “Programi i ri tarifor roaming “Vodafone Passport”, është iniciativa e dytë roaming që ne iu ofrojmë klientëve tanë. Verën që shkoi ne prezantuam ekskluzivisht shërbimin e plotë roaming për klientët me parapagesë. Ndërsa këtë vit, ne u bashkuam në iniciativën e Vodafone Group – “Premtimi i Vodafone për Udhëtimin Tuaj”. Ajo flet qartë për përkushtimin tonë për të thjeshtësuar dhe për të rritur përfitimet e klientëve të Vodafone gjatë përdorimit të shërbimit roaming”.


Per me shume informacion lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: anisa.kaltanji@vodafone.com

Shënime për Gazetarët:

  1. Rrjetet Vodafone dhe partnerë, ku abonentët mund të përdorin Vodafone Passport:

    Vodafone Australi – Vodafone Greqi – Vodafone Gjermani – Vodafone Hungari – Vodafone Hollandë – Vodafone Irlandë – Vodafone Itali – Vodafone Japoni – Vodafone Maltë – Vodafone Zelandë e Re – Vodafone Portugali – Vodafone Spanjë – Vodafone Angli – Proximus (Belgacom) në Belgjikë – SFR Francë – Swisscom në Zvicër.
  2. Telefonatat e marra kushtojnë vetëm 100 Lekë (pa TVSH). Nëse biseda telefonike zgjat më shumë se 30 minuta, tarifës së telefonatës i shtohen edhe 100 Lekë (pa TVSH) të tjera.


Vodafone Albania

Vodafone Albania, shoqëri pjesë e Vodafone Group Plc, u licensua më 9 Qershor 2001 si operatori i dytë i shërbimit celular GSM në Shqipëri, duke bërë ofertën më të lartë në tenderin ndërkombëtar.

Vodafone International Holdings B.V. zotëron 51% të kapitalit të Vodafone Albania, ndërsa Vodafone Panafon International Holdings B.V. zotëron 49% (kjo e fundit zotërohet ne menyre direkte dhe indirekte në 99.4% nga Vodafone Group).

Në 3 Gusht 2001, Vodafone Albania lançoi shërbimet e saj GSM në Shqipëri, të cilat i përkasin njërit prej rrjeteve më të shpejtë GSM në botë të mbështetur në përvojën e partnerëve të saj dhe në eksperiencën e rrjeteve të tjera operuese kudo në botë. Operatori më i ri i telefonisë celulare në Shqipëri po e ndërton rrjetin e tij në një kohë rekord.

Vodafone Albania, që nga fillimi i shërbimeve të saj komerciale në Gusht 2001 ka vënë në punë tashmë mbi 300 stacione bazë, duke mbuluar kështu të gjithë territorin shqiptar. Vodafone Albania u ofron klientëve të saj shërbime të plota roaming falë 234 marrëveshjeve roaming në 118 shtete të shtrira në të gjitha kontinentet.