6 Korrik 2005
 
Vodafone Albania mbështet Qendrën Kombëtare të Teatrit në organizimin e edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, “Butrinti 2000”.
 
Teatri Antik i Butrintit do të jetë nga data 6 deri më 13 Korrik 2005 bujtësi i shumë trupave të njohura teatrore nga Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Serbia dhe Mali i Zi, Italia, Rumania e Bosnje-Herzegovina.
 
Skenari i aktivitetit, përveç performancave teatrale, kryesisht me repertor antik, mesjetar e klasik, përfshin gjithashtu debate rreth temave të ndryshme kulturore e artistike, ekspozita si dhe koncerte të ndryshme.
 
“Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, është një eveniment me vlera të mëdha kulturore e sociale dhe unë mendoj se është shumë i rëndësishëm fakti që ky aktivitet shërben si një urë ndërlidhëse midis kulturave dhe identiteteve të shumë kombeve.  Vodafone Albania, nëpërmjet mbështetjes së saj, është bërë prej kohësh një nga promotorët kryesorë të projekteve sociale e kulturore në vend dhe do të vazhdojë të mbështesë edhe në të ardhmen nisma që përputhen me vizionin dhe vlerat tona, një prej të cilave është edhe Pasioni për Botën që Na Rrethon”,- u shpreh rreth aktivitetit z. Thomas Papaspyrou, Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë Vodafone Albania.
 
Për informacion të metejshëm ju lutemi të kontaktoni në:
Tel: +355 4 223 83 247
Fax: +355 4 223 83 31
e-mail: anisa.kaltanji@vodafone.com