Vodafone Albania

Vodafone Albania Sh.A.është pjesë e Vodafone Group Plc - kompani lider në botë në fushën e komunikimeve elektronike.Marka Vodafone renditet si marka e shtatë më e vlerësuar në botë. Vodafone është i pranishëm në më shumë se 30 vende të botës dhe është partner me rrjete të tjera në mbi 40 vende.

Vodafone u prezantua në tregun shqiptar në Gusht 2001 përmes një procesi nga më të shpejtët në botë për instalimin e rrjetit mbështetur në eksperiencën e operimit të rrjeteve Vodafone anembanë botës.

Vodafone Albania është operatori i parë që prezantoi shërbimet e teknologjisë 3G në Shqipëri në Janar 2011. Tashmë Vodafone mbulon 99 % të popullsisë me sinjalin e rrjetit 3G.

Vodafone ju ofron mbi 2 milion klientëve të saj në Shqipëri një gamë të gjerë shërbimesh komunikimi të një cilësie të lartë, duke përfshirë komunikimin zanor dhe të të dhënave duke siguruar që klientët të përdorin rrjetin më të mirë të komunikimeve elektronike dhe të përfitojnë nga shërbime novatore dhe cilësore.

Vodafone Albania ka aktualisht një rrjet prej 139 dyqanesh në të gjithë vendin të cilat ofrojnë shërbim çdo ditë të javës. Dyqanet Vodafone ofrojnë produkte dhe shërbime të kompanisë Vodafone, telefona celularë dhe aksesorë, si dhe asistencë teknike. Shërbimi i Kujdesit për Klientin i Vodafone Albania i përgjigjet nevojave të klientëve në 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

Vodafone Albania është një prej kompanive më të mëdha në tregun shqiptar që jep kontribut domethënës në ekonominë shqiptare. Kompania ka rekrutuar punonjësit dhe ekspertizën më të mirë në vend dhe ka trajnuar e promovuar profesionalisht punonjësit e saj, duke u bërë një prej vendeve të punës më të preferuara dhe më të admiruara në tregun shqiptar.

Përgjegjshmëria e Biznesit është pjesë jetike e filozofisë së biznesit Vodafone. Kompania i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes së mjedisit përmes politikave të kursimit të energjisë dhe ujit reduktimit të sasisë së dioksidit të karbonit,dhe riciklimit të pajisjeve dhe aksesorëve të teknologjisë. Kompania mbështet dhe është partner i inciativave që synojnë ruajtjen e mjedisit.

Vodafone Albania nxiti krijimin e Fondacionit Vodafone Albania si pjesë e grupit të Fondacioneve Vodafone në të gjithë botën. Që prej krijimit të tij në vitin 2008 Fondacioni Vodafone Albania është bërë protagonist i mbështetjes së një numri shumë të madh projektesh të mbështetjes sociale duke investuar më shumë se 60,000,000 Lekë cdo vit për të mbështetur dhe plotësuar nevojat dhe interesat e komunitetit vendas, mbrojtjen e mjedisit, si dhe kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr: ‘Pavarësia’, Nr.61, Kashar, Tiranë, Albania
NIPT: K11715005L
www.vodafone.al
info.al@vodafone.com
Tel: +355 4 2283072
Fax: +355 4 2283331

Shërbimi i Kujdesit për Klientin
Për klientët me parapagesë: 140 (Pa pagesë)
Për klientët me kontratë: 149 (Pa pagesë)
ecaresupport.al@vodafone.com

Për më shumë detaje rreth Kujdesit për Klientin klikoni këtu