Vodafone Club SMS

1 SMS = 1 Lek
Blini paketën me 500 SMS duke telefonuar në 15136.
 

Vodafone  Albanai prezanton dy oferta fantastike për klientët me parapagesë

 

11 Janar 2010
 
Duke filluar nga dita e sotme klientët e Vodafone Club mund të përfitojnë prej ofertës ‘Vodafone Club Non Stop’  që i’u  mundëson telefonata gati pafund drejt anëtarëve të grupit, por jo vetëm: të gjithë ata abonentë që zgjedhin këtë ofertë përfitojnë 1000 minuta kohë bisede brenda grupit ‘Club’ dhe 30 minuta drejt të gjithë rrjeteve të tjerë, për vetëm 700 lek (me TVSH). Për këtë nevojitet të telefonohet falas në numrin 137.
Për të gjithë klientët Vodafone Card tashmë mbërriti oferta ‘Super Rimbushje’ e cila i'u jep mundësinë e përfitimit të dyfishit të shumës së rimbushur. Të gjithë ata abonentë që rimbushin llogaritë e tyre përmes kartave gërvishtëse apo elektronike me shumën 1000 lek mund të zgjedhin ofertën ‘Super Rimbushje’ dhe të përfitojnë një total prej 2000 lek kohë bisede për t’a përdorur për dhjetë ditë nga momenti i aktivizimit.

Çdo informacion i mëtejshëm në lidhje me specifikimet e këtyre ofertave, mund të gjendet duke telefonuar shërbimin e kujdesit të klientit të Vodafone në numrat 139 dhe 140.
 
 
Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni:
Tel: +355 4 223 83 214
Fax: +355 4 223 83 331
e-mail: media.al@vodafone.com