Vodafone 155

Telefoni i dizenjuar posaçërisht për moshat e treta, ekskluzivisht nga Vodafone.

Aparati Celular Vodafone 155 përmban opsione të dizenjuara posaçërisht për moshat e treta. Telefoni sjell një vecori speciale, një buton i madh në formë zemre nga ana e pasme e telefonit mundëson që të kryhen telefonata dhe SMS emergjence (SOS) drejt deri 5 numrave në mënyrë të menjëhershme. Me shtypjen e këtij butoni, një zile me volum të lartë aktivizohet dhe në të njëjtën kohë, nëse konfigurimi eshte kryer, aktivizohet thirrja apo/dhe SMS drejt këtyre numrave. Aparati Vodafone 155 është dhurata ideale për prindërit dhe gjyshërit tuaj.
Telefoni gjendet tashmë në të gjitha dyqanet Vodafone me çmimin prej 4,400 Lekësh (me TVSH).

Karakteristikat kryesore të Vodafone 155

- tastierë e gjerë me butona të mëdhenj dhe shifra të dukshme qartë
- ekran me ngjyra e kontrast të lartë
- butoni SOS
- mini elektrik dore
- radio
- rrjeti 2G
- përmasat 110 x 56.5 x 13.5 mm


Për më shumë informacion vizitoni dyqanet tona Vodafone.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.