- Planet tarifore
- Produkte & shërbime
- Oferta & paketa
- Suport
Ndihuni të lirë të navigoni në Internet me kompjuterin tuaj edhe kur udhëtoni jashtë Shqipërisë nëpërmjet planit më të ri tarifor VMB Passport.
Nepermjet këtij plani tarifor, klientët me parapagesë Vodafone Mobile Broadband (VMB), kur ndodhen në roaming mund të konsumojnë deri në 100 MB/ditë për vetëm 720 Lekë (me TVSH). Pas konsumimit të 100 MB te parë, për pjesën tjetër të ditës kalendarike ju mund të navigoni në Internet kundrejt tarifës 0, 732 Lekë/10 Kb (me TVSH).
| Plani tarifor VMB Passport për klientët me parapagesë VMB | |
| MB | Tarifa |
| 100 MB/ditë | 720 Lekë/ditë (me TVSH) |
| Pas 100 MB të parë të ditës | 0.732 Lekë/10 KB (me TVSH) |
Regjistrohuni falas në VMB Passport duke dërguar një
SMS me tekst 5 në 137. Aktivizimi i VMB Passport do të kryhet brenda 24 orëve nga dërgimi i SMS.
Rrjetet ku aplikohet plani tarifor “VMB Passport":
Vodafone Greece, Vodafone Italy, Vodafone Germany, Vodafone United Kingdom, Vodafone Spain, Vodafone Australia, Vodafone Czech Republic, Vodafone Hungary, Vodafone Ireland, Vodafone Malta, Vodafone Netherlands, Vodafone New Zealand, Vodafone Portugal, Vodafone Romania, Proximus Belgium, Swisscom (Zvicër), SFR (Francë), Vodafone Turkey, Telenor Mali i Zi, Monaco(Vala 900) Kosovë, Vipnet Kroaci, Vip Maqedoni, Vip Serbi.
Shënime:
Për më shumë informacion telefononi 140 ose vizitoni dyqanet Vodafone .