Transferimi i Thirrjes

Në qoftë se ju është fikur telefoni ose dëshironi që t'i prisni telefonatat në një telefon tjetër apo në sekretarinë telefonike, mund të përdorni shërbimin e transferimit të thirrjeve.

Me anë të këtij shërbimi mund t'i drejtoni telefonatat tuaja në një numër tjetër celular, fiks apo në sekretarinë telefonike, pavarësisht se telefoni juaj është i fikur apo i ndezur. Ju informoheni nëpërmjet një mesazhi zanor dhe kështu siguroheni që asnjë telefonatë nuk humbet. Personi që ju telefonon paguan për telefonatën te numri juaj Vodafone, kurse ju (që keni aktivizuar Transferimin e Thirrjes) paguani telefonatën nga numri juaj te numri në të cilin është transferuar thirrja.

Ky shërbim ofrohet falas nga Vodafone.

Transferimi i thirrjeve në Sekretarinë telefonike ose në një numër tjetër

Ju mund të aktivizoni transferimin e thirrjeve në katër rastet e mëposhtme.

Rasti i parë:  Kur ju nuk i përgjigjeni ose nuk e dëgjoni telefonatën brenda 20 sekondave Sipas procedurës që ju kryeni, thirrja transferohet në sekretarinë telefonike ose në një numër tjetër.
Ju mund të transferoni thirrjet në sekretarinë telefonike duke vepruar si më poshtë:
** 61* 06X135XXXXXXX # OK 
Me X është shënuar vazhdimi I numrit tuaj pas 06.
Ju mund të transferoni thirrjet në një numër tjetër telefoni duke vepruar si më poshtë:
** 61* numrin ku dëshironi t’i tranferoni thirrjet # OK
Për të çaktivizuar këtë transferim formoni:
## 61 # OK
Rasti i dytë:  Kur ndodheni jashtë zonës së mbulimit ose keni fikur telefonin.
Ju mund të transferoni thirrjet në sekretarinë telefonike duke vepruar si më poshtë:
** 62 * 06X1352XXXXXX # OK
Ju mund të transferoni thirrjet në një numër tjetër telefoni duke vepruar si më poshtë
** 62 * numrin ku dëshironi t’i transferoni thirrjet # OK
Për të çaktivizuar këtë transferim formoni:
## 62 # OK
Rasti i tretë: Kur telefoni juaj del i zënë, jeni duke folur.
Ju mund të transferoni thirrjet në sekretarinë telefonike duke vepruar si më poshtë:
** 67 * 06X1352XXXXXX # OK
Ju mund të transferoni thirrjet në një numër tjetër telefoni duke vepruar si më poshtë:
** 67 * numrin ku dëshironi t’i tranferoni thirrjet  # OK
Për të çaktivizuar këtë transferim formoni:
## 67 # OK
Rasti i katërt: Kur dëshironi t’i transferoni të gjitha thirrjet drejt sekretarisë telefonike ose drejt një numri tjetër
Ju mund të transferoni të gjitha thirrjet në sekretarinë telefonike duke vepruar si më poshtë:
** 21 * 06X1352XXXXXX # OK
Ju mund të transferoni thirrjet në një numër tjetër telefoni duke vepruar si më poshtë:
** 21 * numri ku dëshironi t’i transferoni thirrjet # OK
Për të çaktivizuar këtë transferim formoni:
## 21 # OK 
Çaktivizimi
Për të çaktivizuar të gjitha transferimet aktive, në rastet kur keni një, dy, tre apo të katër transferimet aktive, veproni si më poshtë:
## 0 0 2 # OK