Fondacioni Vodafone Albania

Adresa: Rr."Dëshmorët e 4 Shkurtit", Kompleksi "Green Park", Kulla No.1, Apt.17, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355(0)42283267/8/9
Fax: +355(0)42283333
foundation.al@vodafone.com
 

Bota e Ndryshimit

Lexoni më shumë për fituesit e programit "Bota e Ndryshimit"
 

Thirrje për Aplikim

 

 
Thirrje për Aplikim për Organizatat  Jo-Fitimprurëse
Lajmërim Nr. 1/2010

Informacion i përgjithshëm: Fondacioni Vodafone Albania (FVA) është një organizatë jo-fitimprurëse që vepron në Shqipëri. Ky Fondacion dedikon fonde vjetore për organizata të shoqërisë civile për zbatimin e projekteve me impakte sociale pasi kanë marrë aprovimin përkatës. Fondet e FVA mundësohen mbi baza vjetore përkatësisht nga donatorët Vodafone Albania Sh.A. dhe Fondacioni Vodafone (FV) në Mbretërinë e Bashkuar.  Fushat prioritare ku FVA jep mbështetjen me anë të këtyre fondeve përfshijnë: Shëndetësinë, Arsimimin, kushtet Social-ekonomike të komuniteteve në nevojë si dhe Mjedisin.  Projekt propozimet priten të kenë impakt të drejtëpërdrejtë në jetën e komuniteteve në nevojë.  Që prej fillimit të aktivitetit të FVA prej më shumë se dy vitesh, ky është raundi i gjashte i njoftuar. Deri më sot janë zbatuar 20 projekte përgjatë vitit financiar 2008/09 si dhe 23 të tjera për vitin 2009/10. Këtij numri u shtohen edhe 8 projekte të sapo miratuara, të cilat fillojnë zbatimin së shpejti.

Aplikimet: Fondacioni Vodafone Albania njofton raundin e 6-të  të “Thirrjes për Aplikime” për fondet e vitit financiar 2010-2011.  Nëse jeni një organizatë jo-fitimprurëse dhe punoni në një nga fushat që janë në fokus të misionit të FVA, atëherë mund të jeni të përshtatshëm për aplikim. Vetëm OJF-të të cilave u miratohet projekt propozimi nga Bordi i Fondacionit do të mund të nënshkruajnë një marrëveshje me të për zbatimin e projektit.  Informacioni përkatës për përgatitjen e një Projekt Propozimi mund ta gjeni në faqen e internetit të Vodafone Albania, www.vodafone.al, në seksionin Fondacioni Vodafone Albania.

Periudha e Aplikimit:  3 Prill – 7 maj 2010
Projekt propozimi duhet të përmbajë planin buxhetor (i shprehur në Lekë), planin e aktiviteteve të projektit dhe planin e komunikimit sipas udhezimeve specifike që do ti gjeni në faqen e rekomanduar të internetit ose duke komunikuar me zyrën e FVA.
Kohëzgjatja e projektit: maksimalisht 1 (një) vit. Projektet e miratuara duhet të planifikohen për të filluar jo më herët se data 15 Korrik 2010 
Dokumentet e kërkuara: 1) Projekt propozimi (sipas udhëzimeve të zyrës së FVA/faqes së internetit);        2) Forma e Aplikimit; 3) Dokumentet e identifikimit të organizatës, përkatësisht: kopje të vendimit të gjykatës, aktin e themelimit, statutin, NIPT, deklaratën e Bankës ku përfshihet llogaria bankare në Lekë dhe emrat e dy personave të autorizuar për firmë, apo dokumenta të tjera shtesë të kërkuara nga FVA)  vërtetimin nga Drejtoria e Tatim-Taksave që dëshmon se organizata nuk ka detyrime të pashlyera, si dhe një letër të paraqitur nga përfaqësuesi i autorizuar i organizatës mbi vërtetësinë e dokumentave të dorëzuara prej organizatës.


                                                                                                                                         
Konkurs për Aplikim në Programin  “Bota e Ndryshimit”
Lajmërim Nr. 2/2010 

Programi “Bota e Ndryshimit”: ”Bota e Ndryshimit” është një inciativë e re bamirëse që është ndërmarrë nga Fondacionet Vodafone anembanë globit. Ky program bazohet në konceptin sipas të cilit individët si dhe organizatat që i mbështesin ata, duhet të zbulojnë në pasionin e tyre se çfarë ndryshimi mund të bëjnë ata në jetën e njerëzve në nevojë, e që më pas të mundësojnë burimet e nevojshme dhe kapacitetin e kandidatit për ta bërë të mundur këtë ndryshim. Në këtë mënyrë, individit që shpallet fitues i jepet mundësia të punojë maksimalisht për 1 vit në një organizatë të përzgjedhur prej vetë aplikantit, ku paga dhe shpenzimet operative të aplikantit për përmbushjen e detyrave të saj/tij gjatë vitit mbulohen nëpërmjet programit “Bota e Ndryshimit” të Fondacionit Vodafone Albania (FVA).  Informacione më të detajuara gjenden në faqen e internetit të Vodafone Albania, www.vodafone.al, në seksionin Fondacioni Vodafone Albania.

Aplikantët për Programin “Bota e Ndryshimit”:  Nëse jeni një individ:
- me pasion e entuziazëm, i dedikuar dhe i motivuar për të sjellë ndryshim në jetën e njerëzve në nevojë;
- që zotëron aftësitë, njohuritë dhe cilësitë e duhura për të bërë një ndryshim të vërtetë në projektin  social të përzgjedhur prej jush, aplikimi juaj në programin “Bota e Ndryshimit” ju jep mundësinë për të përqëndruar të gjitha energjitë tuaja në çështjen që me të vërtetë ju intereson për të punuar me kohë të plotë përgjatë një viti pranë një organizate që ju vetë keni përzgjedhur dhe që pranon  projektin tuaj në kuadrin e programit të OJF-së – duke shpresuar që kur të përfundojë ky vit pune për ju, do të keni siguruar që keni lënë pas një ndryshim të cilin e keni kryer vetë ju.  

Aplikanti i programit “Bota e Ndryshimit” mund të jetë çdo qytetar shqiptar që zotëron shumë mirë gjuhën angleze, që paraqet projekt propozimin e tij/saj dhe formën e aplikimit.  Bashkë me aplikimin, aplikanti duhet të dorëzojë dëshminë e pranimit të një Organizate Jofitimprurese të regjistruar në Shqipëri e përzgjedhur nga vetë aplikanti, e cila pranon zbatimin e projektit brenda kuadrit të programit të kësaj organizate. Duhen dorëzuar gjithashtu dokumente të identifikimit të kësaj organizate (kopje të vendimit të gjykatës, aktin e themelimit, statutin, NIPT, deklaratën e Bankës ku përfshihet llogaria bankare në Lekë dhe emrat e dy personave të autorizuar për firmë, vërtetimin nga Drejtoria e Tatim-Taksave që organizata nuk ka detyrime të pashlyera, si dhe dokumenta suplementare apo referenca të kërkuara nga Fondacioni). Aplikanti duhet të paraqesë përshkrimin e detyrave të punës së saj/tij dhe CV-në.  Projekt propozimi duhet të përfshijë gjithashtu propozimin për pagën mujore të aplikantit, shpenzime të tjera operative për kryerjen e detyrave prej aplikantit përgjatë vitit, planin e aktiviteteve të projektit si dhe planin e komunikimit.  Aplikanti duhet të zbatojë rregullat dhe ligjet në fuqi për sigurimet shoqërore e taksat. Të gjitha shifrat/të dhënat financiare duhet të shprehen në Lekë.  Projekti duhet të ketë një kohëzgjatje maksimale 1 vjeçare. Projektet e aprovuara duhet të planifikohen për të filluar jo më herët se data 01.08.2010.  Me miratimin e projektit prej FVA, fituesit të programit “Bota e Ndryshimit” do t’i kërkohet të paraqesë kontratën e nënshkruar mes saj/tij dhe Organizatës Jofitimrurese. Vetëm aplikimet e miratuara nga FVA do të jenë subjekt për nënshkrimin e marrëveshjes tripalëshe, përkatësisht mes FVA, Organizatës Jofitimpriruse dhe fituesit për fillimin e zbatimit të projektit.

Periudha e Aplikimit:  3 prill – 7 maj 2010


Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni zyrën e Fondacionit Vodafone Albania nga  ora 9:00-17:00 nga e Hëna në të Premte:
Bulevardi “ Bajram Curri”, European Trade Centre, Kati i 10 Tiranë                                 
Tel. (04) 2283268/9; Fax. (04) 2283333 – Email: foundation.al@vodafone.com