Vodafone Club SMS

1 SMS = 1 Lek
Blini paketën me 500 SMS duke telefonuar në 15136.
 

 Telefonia celulare, antenat dhe shëndeti

 
Në ditët e sotme celulari është bërë pjesë e pandarë e jetës sonë; për këtë mjafton të përmendim faktin që më shumë se një miliard njerëz komunikojnë me celularë. Një rritje kaq e shpejtë e kërkesës për komunikim me celularë nënkupton një rritje të stacioneve bazë të celularëve, me qëllimin për t’i ofruar komunitetit gjithnjë e më shumë këtë shërbim. Ndërsa shumica e njerëzve e mirëpresin zgjerimin e shërbimeve celulare, një pjesë shqetësohet për efektet e mundshme që stacionet bazë mund të kenë mbi shëndetin. Kështu, shtrohen pyetje mbi mundësinë e ndikimit të valëve që shpërndahen nga antenat e stacioneve bazë mbi shëndetin e njeriut:
 
 
Çfarë lloj rrezatimi transmetojnë antenat e telefonisë celulare?
Çfarë janë valët elektro magnetike?
Si funksionon telefonia celulare?
A ka problem të jesh pranë antenave të telefonisë celulare?
 
Tek Vodafone, shëndeti dhe siguria e klientëve, punonjësve dhe publikut në përgjithësi përbën një rëndësi primare. Duke marrë parasysh shqetësimet e njerëzve ne jemi të përkushtuar që shëndeti dhe siguria e asnjë individi të mos cënohen nga aktivitetet tona. Nga periudha 1999-2007 Grupi Vodafone ka vënë mbi 8 milion euro në drejtim të projekteve dhe programeve kërkimore në këtë fushë. Vodafone gjithashtu siguron një informim të azhornuar të njerëzve duke qenë në kontakt me të rejat shkencore më të fundit.