• Si të kryej një Video Call?

    Fillimisht sigurohuni që ju dhe bashkëbiseduesi të keni aparate që suportojne shërbimin 3G dhe të keni kamera ballore.  

     

    A ju ndihmoi ky informacion?

    Po
    Jo
  • Si ti bllokoj thirrjet nga numrat privat?

    Bllokimin e thirrjeve  nga një numër i caktuar ose i fshehur mund ta realizoni vetëm nëse aparati ofron opsionin Blacklist ose duke shkarkuar nga interneti aplikacione që ofrojnë këtë shërbim.

     

    A ju ndihmoi ky informacion?

    Po
    Jo
  • Si mund të përdor teknologjinë HD të Zërit?

    Për të përdorur teknologjinë HD të Zërit:

    • Të dy bashkëbiseduesit duhet të jenë duke përdorur rrjetin Vodafone 3G dhe;
    • Të dy aparatet celularë të bashkëbiseduesve të suportojnë teknologjinë HD të Zërit 

    Zëri HD përdoret edhe në telefonatat drejt Vodafone Itali.

     

    A ju ndihmoi ky informacion?

    Po
    Jo
  • Çfarë është Call Me Back?

    Shërbimi Vodafone Call Me Back të jep mundësi që në mungesë të kreditit të mjaftueshëm për të kryer një telefonatë, të dërgosh një kërkesë kundrejt numrit që dëshiron të telefonojë duke:

    1.Hyrë në menunë #123# dhe nëpërmjet opsionit CallMeBack, të njoftosh falas numrin Vodafone që dëshironi të telefonojë. Ky i fundit do të njoftohet me një SMS për kërkesën

    ose

    2.Dërguar SMS falas në  numrin 144 me tekst “ Te lutem me telefono_(hapësirë)_(numrin e personit që dëshironi t’ju telefonojë)” p.sh.: Te lutem me telefono 06XXXXXXXX

    Mund të dërgosh deri në 8 kërkesa në muaj (maksimumi 4 në ditë).

     

    A ju ndihmoi ky informacion?

    Po
    Jo
  • A mund t’i bllokoj thirrjet hyrëse vetëm nga një numër i caktuar?

    Bllokimin e thirrjeve apo SMS-ve nga një numër i caktuar mund ta realizosh vetëm nëse aparati ofron opsionin Blacklist ose duke shkarkuar nga interneti aplikacione që ofrojnë këtë shërbim.

     

    A ju ndihmoi ky informacion?

    Po
    Jo
  • Pse nuk marr dot telefonata?
    Mund të ketë disa arsye:
    • Mund të kesh transferuar të gjitha thirrjet hyrëse në sekretari ose drejt një numri tjetër
    • Mund të kesh bllokuar gabimisht thirrjet hyrëse nga aparati 
    • Numri mund të jetë i  ri . Në këtë rast,  duhet të kryhesh fillimisht një thirrje me pagesë në mënyrë që të marrësh telefonata hyrëse  

    A ju ndihmoi ky informacion?

    Po
    Jo
  • Pse nuk kryej dot telefonata edhe pse kam kredit të mjaftueshëm?

    Kjo mund të shkaktohet nga përdorimi i shërbimit të internetit, i cili rezervon një pjesë të kreditit. Provo të mbyllësh fillimisht të gjitha sesionet e hapura të internetit.

    Arsye të tjera për moskryerjen e telefonatave:
    • Numri mund të jetë i paregjistruar
    • Mund të kesh aktivizuar gabimisht nga aparati bllokimi i veprimeve dalëse
    • Mund të kesh aktivizuar fixed dialling

     

    A ju ndihmoi ky informacion?

    Po
    Jo
  • Pse nuk mund të kryej telefonatë pranë zonave kufitare?

    Mund të kesh hyrë në valët e operatorit të huaj, pra ke kaluar në Roaming dhe :

    • Gjendja e mbetur e kreditit tuaj mund të mos jetë e mjaftueshme për kryerjen/marrjen e telefonatave në Roaming
    • Mund të mos kesh përzgjedhur operatorin e duhur nga aparati 

     

    A ju ndihmoi ky informacion?

    Po
    Jo
  • Si mund të aktivizoj shërbimin e thirrjeve të humbura?

    Për të aktivizuar shërbimin e thirrjeve të humbura dërgoni një SMS pa pagesë, me tekst 1 në 138.
    Këtë shërbim nuk mund ta përdorni nëse keni të aktivizuar njëkohësisht transferimin e thirrjeve.
    Për të ç’aktivizuar transferimin e thirrjeve formoni ##002#OK.

     

    A ju ndihmoi ky informacion?

    Po
    Jo