Vodafone Club SMS![]() Studimet shkencorePër dekada me rradhë, shkencëtarët janë fokusuar në studimin e efekteve të mundshme që mund të shkaktohen në shëndetin e njeriut nga ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike. Si rezultat i këtyre studimeve, ekspertë të pavarur kanë raportuar se nivelet e ekspozimit pranë fushave elektromagnetike janë jashtëzakonisht të ulta, dhe në përgjithësi faktet tregojnë se ato nuk përbëjnë rrezik për shëndetin. Shumë nga këto kërkime kanë përfunduar dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka identifikuar zonat që kërkojnë studime të mëtejshme.
Njohuritë shkencore mbi efektet e EMF në shëndet janë të konsiderueshme dhe bazohen në një numër të madh studimesh epidemiologjike, studimesh mbi kafshët dhe in vitro. Shumë nga përfundimet, që variojnë nga defektet riprodhuese në sëmundjet kardio-vaskulare dhe neurodegjenerative, janë ekzaminuar por evidenca më konsistente mbetet leucemia te fëmijët. Evidencat për të gjitha llojet e tjera të kancerëve te fëmijët dhe të rriturit, si dhe të gjitha llojet e tjera të ekspozimit (fushat statike dhe fushat elektrike te frekuencave ekstremisht te ulëta) janë konsideruar të papërshtatshme për t’u klasifikuar si për shkak të pamjaftueshmërisë ashtu dhe pasaktësisë së informacionit shkencor.
Telefonat celularë dhe stacionet bazë të tyre paraqesin situatë ekspozimi krejt të ndryshme. Ekspozimi ndaj RF është më i madh në afërsi të celularëve sesa në afërsi të stacioneve bazë. Celularët transmetojnë energji sa herë që kryhet një telefonatë. Megjithatë, stacionet bazë transmetojnë vazhdimisht sinjale, megjithëse nivelet ndaj të cilave është i ekspozuar publiku janë ekstremisht të ulëta madje dhe për ato që jetojnë pranë. Megjithatë duke parë përhapjen e gjerë të përdorimit të teknologjisë, shkallën e paqartësisë shkecore dhe nivelin e kuptimit nga ana e publikut, del e nevojshme vijimi i kërkimeve rigoroze shkencore dhe komunikimi i qartë me publikun në këtë fushë.
Bazuar në përmbledhjet e pavarura shkencore aktuale, nuk ekziston asnjë evidencë e një ndikimi mbi shëndetin njerëzor kur ekspozimi ndaj fushave elektro-magnetike është nën nivelet e udhëzimeve të pavarura botërore. Sipas WHO, nuk ka nevojë për ndonjë mbrojtje të veçantë gjatë përdorimit të celularëve. Gjithashtu, WHO këshillon që nëse individët janë të preokupuar, ata mund të vendosin ta kufizojnë veten e tyre apo fëmijët e tyre ndaj ekspozimit të fushave elektro-magnetike duke bërë telefonata të shkurtra ose duke përdorur kufje telefonike që lejojnë mbajtjen e celularit në distancë nga trupi.
Edhe pas një pune të madhe kërkuese që u bë gjatë këtyre dekadave të fundit, nuk u arrit të provohej një lidhje ndërmjet efekteve të dëmshme për shëndetin dhe fushave elektromagnetike që janë nën nivelin e përcaktuar nga ICNIRP. Megjithatë Vodafone si një operator i përgjegjshëm mbështet nevojën për kërkime të mëtejshme.
|