Struktura Drejtuese

Në përputhje me statutin e Fondacionit Vodafone Albania (FVA), Bordi Drejtues i tij përfaqëson organin vendim-marrës më të lartë. Bordi Drejtues përbëhet prej 7 anëtarësh, nga të cilët 4 janë përfaqësues të Vodafone Albania Sh. A., dhe 3 anëtarë të jashtëm. Autoriteti më i lartë i Bordit është Kryetari, i cili caktohet nga vetë Bordi me shumicë votash. Bordi Drejtues i FVA është përgjegjës për krijimin dhe zbatimin e strategjisë së Fondacionit, politikave, procedurave operacionale, vlerësimin e performancës dhe përzgjedhjen e projekt-propozimeve që do të financohen, në përputhje me strategjinë e Fondacionit, politikat sociale dhe buxhetin.
 
Stafi ekzekutiv i Fondacionit përbëhet nga dy anëtarë, respektivisht: Drejtori Ekzekutiv dhe Asistentja Ekzekutive. Kjo skuadër ka përgjegjësi administrimin e zyrës dhe programit, çështjet e komunikimit, raportimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve të financuara, administrimin e "Thirrjes për Aplikime", si dhe promovimin e angazhimit të punonjësve në aktivitete vullnetare e bamirëse.
© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.