Sigurimi i Shëndetit në roaming Falas nga Vodafone

Bli një paketë roaming 10 ditore Europë, 10 ditore Europë me 500MB ose një paketë 4 ditore World dhe merr FALAS një sigurim 10 ditor shëndeti në udhëtim.

Çdo gjë e thjeshtë dhe direkt nga telefoni apo kompjuteri juaj. Nuk është nevoja të paraqiteni në asnjë pikë shitjeje.
Ky promocion është i vlefshëm për periudhën 27 Nëntor 2017 - 7 Janar 2018.

Si mund të përfitohet FALAS sigurimi i shëndetit në udhëtim?

  • Bli paketën roaming 10 Ditore Europe, 10 ditore Europë me 500MB ose 4 Ditore World:
10 Ditore Europe 10 Ditore Europe -500MB 4 Ditore World
80 Minuta dalëse drejt Vodafone Albania
20 Minuta dalëse drejt të gjitha destinacioneve
80 Minuta hyrëse
80 SMS dalëse
200 MB Internet
500 MB Internet 50 Minuta hyrëse
50 Minuta dalëse
50 SMS dalëse
50 MB Internet

 

  • Do të marrësh menjëherë një SMS me kodin promocional 6 shifror alfanumerik (numër kuponi) dhe linkun, në të cilin duhet të aplikosh për të marrë sigurimin.
  • Vendos kodin e promocionit (numër kuponi), të dhënat e tua personale si dhe datën e nisjes, në linkun që ndodhet në SMS.
  • Pasi të bësh aplikimin do të marrësh me e-mail sigurimin e shëndetit 10 ditor. Zona e mbulimit me sigurim do të jetë e njëjtë me atë të paketës roaming (Europë ose World).

 

Shënime:

  • Ky promocion është i vlefshëm vetëm për klientët Vodafone Club.
  • Do të përfitohet falas një sigurimi shëndeti në udhëtim për çdo paketë roaming 10 Ditore Europe, 10 Ditore Europë - 500MB apo 4 Ditore World që do të blihet.
  • Kodi unik promocional që do të merrni me SMS mund të përdoret vetëm një herë.
  • Nga momenti që merr me SMS kodin promocional, ke të drejtë deri në 20 Shkurt 2018 për ta konvertuar atë në një policë 10 ditore sigurimi shëndeti në udhëtim.
  • Pas kësaj date, kodi është i pavlefshëm dhe bashkë me të dhe mundësia për tu pajisur me sigurimin 10 ditor për shëndetin në udhëtim.
  • Qytetarët mbi 69 vjeç nuk mund të përfitojnë një policë sigurimi në udhëtim sipas kushteve të këtij promocioni, por mund ta transferojnë tek një person i tretë kodin promocional që do marrin me SMS.
  • Kohëzgjatja e sigurimit të shëndetit në udhëtim sipas këtij promocioni është 10 ditë.


Vodafone Albania Sh.A mundëson përfitimin pa pagesë të policës së sigurimit 10 ditor të shëndetit në udhëtim, ofruar nga Shoqëria SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Sh.A. Të gjitha kushtet dhe afatet që kanë të bëjnë me aplikimin e sigurimit 10 ditor të shëndetit në udhëtim do t’i gjesh bashkëngjitur policës që do të marrësh me e-mail nga Shoqëria SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Sh.A.