Vodafone Albania dhe Raiffeisen kanë rënë dakord të sponsorizojnë ekipin e parë shqiptar që do të përpiqet  për të ngjitur majën më të lartë të botës në 100 vjetorin e Pavarësise së vendit.

2012 do të shënojë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe shoqata Dajti Alpino-Turistik ka vendosur të ndërmarrë një mision të guximshëm duke u bërë ekipi i parë i alpinistëve shqiptarë që do të synojë të ngjitet në majën më të lartë të botës, Everest, dhe të vendosë flamurin shqiptar ndërmjet flamujve të kombeve të tjerë - pikërisht në majën më të lartë të botës, në 8848 metra lartësi.

Sot , Drejtorët Ekzekutivë të Vodafone dhe Raiffeisen Bank, Haris Broumidis dhe Christian Canacaris nënshkruan një marrëveshje sponsorizimi me shoqatën Dajti Alpino-Turistik.

Ne jemi të lumtur që nëpërmjet mbështetjes tonë t’i japim mundësinë ekipit të parë shqiptar alpinist të arrijë majën më të lartë në botë, duke ngritur kështu për herë të parë flamurin shqiptar në Everest. Ne e kuptojmë që kjo iniciativë mbart  një vlerë  të rëndësishme dhe simbolike në një vit tepër të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët - 100 vjetori i Pavarësisë” tha Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Haris Broumidis.

"Raiffeisen Bank është tepër e lumtur që mbështet këtë iniciativë, e cila është e para e këtij lloji në Shqipëri. Ne jemi të kënaqur të mbështesim përpjekjet dhe përkushtimin e këtyre njerëzve të cilët kanë ndërmarrë këtë iniciativë të vështirë por gjithashtu edhe tepër të rëndësishme në këtë vit të veçantë për shqiptarët. Unë i uroj atyre sukses në misionin e tyre” tha Z. Christian Canacaris, Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Aleksandër Bojaxhi, kreu i shoqatës Dajti Alpino-Turistik falenderoi të dy kompanitë për mbështetjen e tyre dhe premtoi që anëtarët e ekipit do të japin maksimumin e tyre që të vendosin flamurin shqipar në “Majën më të lartë të Botës”. “Ne jemi të kënaqur që siguruam këtë mbështetje shumë të vyer financiare që do të na ndihmojë të ngrejmë ekipin dhe të na mundësojë të vendosim flamurin tonë kombëtar në majën më të lartë të botës” – tha ai.

Ekipi do të hyjë tani në një periudhë intensive përgatitjesh të nevojshme dhe parashikohet të arrijë Everestin në Maj 2012.